Mesditën e djeshme u raportua në media se në katin e nëndheshëm të Bibliotekës Kombëtare në Tiranë ra zjarr. Sot ka ardhur dhe reagimi i parë nga ana e ish Kryeministri Sali Berisha. Ai shkruan se punonjës te cilët provohen si kontigjent malavite në institucione të tjera mund t’i kenë vënë zjarrin Bibliotekës.
Me anë të një statusi ne Facebook, Berisha shkruan: “Të hetojë të gjitha CV e militanteve të mundshëm partiakë të marrë në punë gjatë viteve të Rilindjes, të cilët në shumë raste në institucione të tjera provohen se kanë qenë kontigjent malavite dhe që për të vjedhur dhe mbuluar vjedhjet e tyre janë të gatshëm të djegin të gjithë Biblotekën”. Nga ana tjetër Berisha i bën thirrje Prokurorisë që të nisë sa më shpejt zbardhjen e ngjarjes.
Zjarri në Bibloteken Kombëtare është zjarr në historinë, dijen, kulturën, është zjarrri i shekullit!
Të dashur miq, prej dy ditesh mediat njoftojnë për zjarrin që ra në katet nëntokesore të Biblotekës Kombëtare, këtij institucioni 100 vjecar që ruan në raftet dhe skedat e veta diamantet e trashegimisë tonë por dhe botërore të etnogjenzes, gjuhës, historisë, kulturës dhe fushave të tjera. Në Biblotekë punojnë punonjës me shkallë të lartë kualifikimi dhe integriteti, për të cilët unë ushqej një respekt të veçantë.
Por zjarri në Biblotekë përben për mua zjarrin e shekullit në kuptimin e dëmit të jashtëzakonshëm që mund të kenë shkaktuar ose mund të shkaktonin flakët e tij. Në Luftën e Parë Botërore gjermanët rrafshuan dhe dogjën Luvenin por botën e tronditi më shumë se çdo gjë djegia e bibliotekës së këtij qyteti.
Lajmet e dhëna nga dje deri sot, ndryshimi i varianteve tre herë, se një herë është djegur fondi rus, herë tjetër libra të pas viteve 90 dhe së fundi të pas viteve 2000, dëshmojne për një mungesë të plotë transparence.
Kjo sepse kriteret e vendosjes së librave dhe dokumentave në raftet e Biblotekës nuk janë gjuha as dhe viti.
Së dyti, në vitin 2010 me një financim të vecantë është vendosur rrjeti i ri elektrik (që pas vitit 1967) sipas të gjitha standarteve të sigurisë. Por mbi të gjitha në fondin e librave të të gjithë Biblotekës u vendos sistemi më i përsosur, më i ndjeshem i alarmit për zjarrin e madje për cdo lloj lëvizje tjeter, sistem që funksiononte në mënyre perfekte.
Me gjithë këto, unë nuk përjashtoj zjarrin elektrik por dora në zjarr nuk mund të vihet edhe pë r zjarrvënie për qëllime vjedhje apo shkatërrimi të fondit tejet të çmuar.
Për të sqaruar të gjitha këto, i bëj thirrje prokurorisë që në mënyrën më urgjente të bllokojë cdo lloj lëvizje hyrje – dalje në zonën e djegur dhe më gjerë. Të hetojë me përgjegjesi te larte shkaqet e mundshme te zjarrit elektrik, te qellimshem apo nga pakujdesia, dhe te vendos pergjegjesit para ligjit. Te hetoje funksionimin e sistemit te alarmit dhe zbatimin ose moszbatimin e detyrave te lena nga KLSH ne vitin 2014. Te hetoje te gjitha CV e militanteve te mundshem partiak te marre ne pune gjate viteve te Rilindjes, te cilet ne shume raste ne institucione te tjera provohen se kane qene kontigjente malavite dhe qe per te vjedhur dhe mbuluar vjedhjet e tyre jane te gatshem te djegin te gjithe Bibloteken.
Se fundi, proces verbali per librat dhe dokumentat e djegura duhet te behet nen vezhgim te forte ligjor dhe nga grupe punonjesish dhe ekspertesh duke perjashtuar ne cdo rast konfliktin e interesit! sb