16:49 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Zllatan Arsiq lirohet nga akuza për krime lufte në Kosovë

12:58 | 05/02/2024
në Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zllatan Arsiq lirohet nga akuza për krime lufte në Kosovë

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka liruar Zllatan Arsiqin nga akuza për krime lufte, që përfshinte periudhën gjatë vitit 1999 në Kamenicë.

Me aktgjykimin e shpallur të hënën, më 5 shkurt, atij i është ndërprerë edhe paraburgimi.

Arsiq akuzohej se bashkë me pjesëtarë të policisë serbe dhe të grupeve paramilitare kanë marrë pjesë në dëbimin dhe shpërnguljen me dhunë të banorëve të Kamenicës, me rrethinë.

Ai akuzohej edhe për dëmtim me qëllim të pronave të shqiptarëve.

Sipas aktakuzës, ai kishte ndaluar, me veturë të policisë serbe, personin me iniciale B.M dhe familjarët e tij dhe më pas i kishte keqtrajtuar.

Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Kosovës thuhet se kjo kishte ndodhur në mars të vitit 1999, pas bombardimeve të NATO-s.

“Ku po i dërgon këto cigare, UÇK-së po ia dërgon”, citohet t’i ketë thënë Arsiq në stacionin policor në Kamenicë, personit B.M, sipas aktakuzës.

Personi B.M ishte rrahur nga Arsiq, në bashkëkryerje me persona të tjerë, thuhet në aktakuzë.

Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se pas kësaj, B.M ishte kthyer në shtëpinë e djegur, nga ku ishte dëbuar.

“Në oborr i akuzuari e kishte goditur kërcënuar me vrasje e më pas policia serbe e kishte liruar atë dhe familjen e tij”, thuhet në aktakuzë./ REL

Pas

Linjë kabllore Shqipëri-Egjipt/ Firmoset marrëveshja me “4iG”, Rama: ‘Ky projekt shënon një gur kilometrik drejt 2030’

Para

Marrëveshja për njohjen e pensioneve Shqipëri-Itali/ Beskida Aliaj: Është çështje kohe, ja përfitimet

Para
Marrëveshja për njohjen e pensioneve Shqipëri-Itali/ Beskida Aliaj: Është çështje kohe, ja përfitimet

Marrëveshja për njohjen e pensioneve Shqipëri-Itali/ Beskida Aliaj: Është çështje kohe, ja përfitimet

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Rusia i ka kthyer shpinën armëpushimit”, Starmer dhe Macron premtojnë mbështetje për Ukrainën: Të detyrojmë Putinin që…

Shijak/ Ndezi zjarr dhe dogji dy dynymë tokë bashkë me 169 rrënjë ullinj, në pranga autori i dyshuar! (EMRI)

Spiropali në Sofje: Investimet bullgare në Shqipëri janë të mirëpritura

VIDEO/ Përfshihet nga flakët një apartament në zonën e Pazarit të Ri, zjarrfikëset në vendngjarje

Delvinë/ Ktheu kopshtin e shtëpisë në oaz kanabisi, pranga 61-vjeçarit! Bëri ndërhyrje në rrjetin e ujësjellësit, i zbulohet edhe ndërtimi pa leje (EMRI)

Plani europian për Ukrainën, Meloni: I japim Kievit 10 miliardë euro

Vdekja e 27-vjeçarit në Kosovë, dorëhiqet komandanti i Policisë së Lipjanit

Shqipëria dhe Letonia finalizojnë raundin e dytë të negociatave për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore, Gonxhja: Hap i rëndësishëm drejt integrimit

E ardhmja e Joao Felix, një skuadër kërkon rikthimin e tij

Trafikonin kokainë me lëkurë gjedhësh nga Amerika Latine, GJKKO lë në burg 3 të akuzuarit (EMRAT)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.