Mark Zuckerberg themeluesi i“Facebookut”, ditën e sotme ka qëndruar për rreth një orë e gjysëm në Parlamentin Europian, ku u përgjigjë pyetjeve të deputetëve në lidhje me skandalin e zbulimit të të dhënave të përdoruesve nga agjencia “Cambridge Analitica”.
Përpara deputetëve ai sërisht kërkoi falje për gabimet dhe tha se do të përmisojë sistemin e të dhënave, për ruajtjen e privatësisë së perdoruesit.
Dëgjesa u hap nga kryetari i PE-së, Antonio Tajani, i cili i kërkoi Zuckerbergut shpjegime rreth asaj se kush dhe për çfarë i shfrytëzon të dhënat e përdoruesve evropianë të publikuara në “Facebook”.
“U bë e qartë gjatë disa viteve të fundit se nuk kemi bërë mjaftueshëm për të parandaluar që mjetet që ne i krijuam të mos përdoren për dëm. Nuk e kemi parashikuar këtë gjë dhe për këtë e marr përgjegjësinë. Kërkoj falje”, tha ai.
Duke u ndërlidhur me skandalin e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, ai ka thënë se kompania nuk ka qenë e gatshme për t’iu bërë ballë operacioneve të dezinformimit. Ai më pas tha se “Facebooku” tanimë i ka mbyllur një mori faqesh që publikojnë lajme të rreme. E me këtë rast e veçoi Maqedoninë, si një shtet prej ku më shpesh po publikohen dhe po përhapen lajme të rreme.
(E.V/Faxweb.al)
Discussion about this post