03:53 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zv.ministrja Manjani: Pensioni varet nga kontributet, jo nga premtimet

10:48 | 22/04/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0

Në një takim të ngrohtë me një grup pensionistësh, zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani, ndau me ta jo vetëm mirënjohjen për kontributin e tyre ndër vite, por edhe informacion të detajuar mbi mënyrën se si funksionon skema e pensioneve në Shqipëri.

Duke theksuar se ky nuk është një takim elektoral, por një bisedë e hapur dhe e ndershme, Manjani u përpoq të sqarojë faktorët që ndikojnë në përllogaritjen e pensionit dhe rëndësinë e kontributeve të derdhura gjatë viteve të punës.

Fjala e zv.ministres së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani:

“Jam shumë e lumtur që ndodhem sot mes jush, këtu me pensionistët, ku më duket sikur jam mes gjyshërve të mi njerëz që kanë kontribuar aq shumë në rritjen dhe edukimin e fëmijëve tanë.

Ndoshta shumëkush mendon se ky është një takim elektoral, por jo, ky është një takim i së vërtetës, sepse është i dhjeti takim që zhvillojmë me grupe të ndryshme për të sqaruar skemën e pensioneve: si llogariten ato dhe pse një pension mund të jetë më i ulët ndërsa një tjetër më i lartë.
Pra, do të mësojmë së bashku cilët janë faktorët kryesorë që ndikojnë në përllogaritjen e pensionit.

Sigurisht që jemi të vetëdijshëm se kjo është një nga temat më sensitive jo vetëm sepse kemi një numër të madh pensionistësh në vend, por edhe sepse skema e pensioneve prek secilin prej nesh. Të gjithë kemi një pensionist në familje.

Burimi kryesor i pensioneve është derdhja e kontributeve të sigurimeve shoqërore. Nëse një pensionist nuk i ka përmbushur vitet e nevojshme për pension të plotë, është e kuptueshme që përfitimi i tij do të jetë më i ulët”– tha Manjani.

Pas

Pse po vetëvriten të rinjtë?! Flet për Fax News Sevin Serjani: Ngjarje që trondit themelet e familjes

Para

‘Pensioni minimal 200 euro, maksimal 400 euro”, Rama: Të tjerët që iu çojnë drejt humnerës! Ju gjirokastritët ia keni vënë kufirin me kohë, e njihni lapsin mirë

Para
‘Pensioni minimal 200 euro, maksimal 400 euro”, Rama:  Të tjerët që iu çojnë drejt humnerës! Ju gjirokastritët ia keni vënë kufirin me kohë, e njihni lapsin mirë

‘Pensioni minimal 200 euro, maksimal 400 euro”, Rama: Të tjerët që iu çojnë drejt humnerës! Ju gjirokastritët ia keni vënë kufirin me kohë, e njihni lapsin mirë

 



Të Fundit

“Rezultati do të mbetet në historinë e Shqipërisë”, Rama, mesazh socialistëve: Kokën lart, këtu nuk ka humbës, por vetëm fitues

Shefi i ushtrisë izraelite: Do të pushtojmë më shumë territor në Gaza

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza

Gjermani, shtohet dukshëm numri i sulmeve me thika

Kurti: Kandidatura e Haxhiut nuk tërhiqet, jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë

Itali/ I proceduar më parë për drogë, 26-vjeçari shqiptar ridënohet për shitje kokaine! Në hotel i gjenden edhe 7 mijë euro cash

Emri/ Arrestimi i 38 personave për komplot në Venezuelë, mes tyre i riu shqiptar, ja roli i tij në bandën kriminale

Greqi/ Të dënuarit i vënë zjarrin Burgut të Korfuzit, mes tyre edhe shqiptarë! Shkak kushtet çnjerëzore dhe torturat(VIDEO)

Gjendet rastësisht pas 37 vitesh statuja e Jim Morrison që u vodh nga varri

Miliarda euro kredi për avionët Rafale, Serbia po armatoset kundër NATO me paratë europiane

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.