14:33 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zv/ministri socialist i Drejtësisë: “SHORT”¬i kushtetues pa KOKË dhe pa PIL nuk është gjë tjetër veçse KOPIL

13:25 | 07/02/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zv/ministri socialist i Drejtësisë: “SHORT”¬i kushtetues pa KOKË dhe pa PIL nuk është gjë tjetër veçse KOPIL

Zëvendësministri i Drejtësisë, Arben Isaraj, ka reaguar së fundmi duke u ndalur tek çështja e anëtarëve të përzgjedhur për Këshillimin e Emërimeve në Drejtësi.

Kujtojmë se kjo ishte çështja ku u ndal ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu, në akuzat e tij të pak ditëve më parë ndaj kryeprokurorit Adriatik Llalla. Lu akuzoi Llallën për mënyrën e përzgjedhjes së anëtarëve të KED-it.

Në të njëjtën linjë duket se qëndron edhe zëvendësministri Isaraj, i cili pasi citon nenet e Kushtetutës referuar rastit në fjalë, shkruan për “çudinë e keqkuptimit”, për të cilën ndryshe nga Amerikani për konceptin kokë – pilë, shqiptari ka tjetër koncept.

Arben Isaraj shkruan se Shqiptari e do shkurt e shqip, kokë e pilë bashkë.

Reagimi i plotë i zv/ministrit Arben Isaraj:

JE KOKË A JE PIL ? Kur në pikën 3, të nenit të freskët 149/d56 , të gjithëpranuar dhe të gjithëvotuar të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë thuhet : “3. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi përbëhet nga 9 anëtarë të përzgjedhur me SHORT, nga radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndaj të cilëve nuk është dhënë masë disiplinore. Ata ushtrojnë detyrën me mandat njëvjeçar, që fillon në datën një janar të çdo viti kalendarik.

Presidenti i Republikës përzgjedh me short, midis datave 1 dhe 5 dhjetor të çdo viti kalendarik, dy gjyqtarë nga Gjykata Kushtetuese, një gjyqtar nga Gjykata e Lartë, një prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme, dy gjyqtarë dhe dy prokurorë nga gjykatat e apelit, si dhe një gjyqtar nga gjykatat administrative.

Nëse Presidenti i Republikës nuk arrin të zgjedhë anëtarët deri në datën 5 dhjetor, Kryetari i Kuvendit i zgjedh ata me SHORT brenda datës 10 dhjetor të atij viti kalendarik. Avokati i Popullit merr pjesë si vëzhgues në procedurën e hedhjes së SHORTIT si dhe në mbledhjet dhe veprimtarinë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.” Kur në fjalorin e Gjuhës Shqipe, fjala “SHORT” nënkupton: Një proces a mënyrë “për të caktuar a për të zgjedhur dikë, për të ndarë diçka me paanësi ndër dy a më shumë veta ose për të zgjidhur një çështje duke hedhur zare a një monedhë metalike (kokë a pil), duke tërhequr nga një letër, duke fshehur diçka në grusht etj”.

Na ndodh çudia e “keqkuptimit” të kuptimit të fjalës “SHORT”, si mënyra apo rruga e vetme kushtetuese e përzgjedhjes së antarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. AMERIKANI, që për tu marrë vesh me NE e ka mësuar mirë shqipen, thotë se sipas Kushtetutës në “SHORT” na duhet edhe KOKA edhe PILI. SHQIPTARI, ndryshe nga aleati i tij më i madh historik, thotë se sipas Ligjit në “SHORT” nuk na duhet edhe KOKA edhe PILI. E për të mos ta zgjatur dhe për ti rënë shkurt SHQIPTARI­T na thotë se më mjafton KOKA pa PILIN apo dhe PILI pa KOKËN. E thënë shqip dhe shkurt “SHORT”­i kushtetues e do dhe KOKËN dhe PILIn. “SHORTI kushtetues pa KOKË dhe pa PIL nuk është gjë tjetër veçse KOPIL.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: Arben Isarajked
Pas

Veliaj vazhdon ‘’serialin’’ e fotove aspak të zakonta nga urbanet, një tjetër histori e servirur ndryshe

Para

Prokuroria përfundon hetimin për vdekjen e Ardit Gjoklajt, për Bashkinë e Tiranës hetim të veçuar

Para
Prokuroria përfundon hetimin për vdekjen e Ardit Gjoklajt, për Bashkinë e Tiranës hetim të veçuar

Prokuroria përfundon hetimin për vdekjen e Ardit Gjoklajt, për Bashkinë e Tiranës hetim të veçuar

Discussion about this post

 



Të Fundit

‘Dhashë dorëheqjen’, trajneri i Serbisë para ndeshjes në Tiranë: Federata nuk e pranoi

Operacioni “Source” në Tiranë/ Sekuestrohen pasuri prej 500 mijë eurosh të një shtetasi të dënuar në Mbretërinë e Bashkuar

SHBA vendos veton në OKB për armëpushimin në Gaza

“Gjeniu italian”, Al Hilal zyrtarizon Inzaghin

Gjiknuri nga Kuvendi: Humbësi nuk njeh zgjedhjet, ky është problemi! Ju e keni fajin vetë, nuk dini të bashkoheni

Plagosja në uzinën e ferrokromit/ Policia arreston tre persona, mes tyre dy inxhinierë dhe një brigadier

“Paqe përmes forcës”, ambasada e SHBA: 5 arsye për të rritur investimet në mbrojtje për aleatët e NATO-s

Hapen aplikimet për mësuesit e gjuhës shqipe e të kulturës shqiptare në diasporë

Tentoi t’i shiste lëndë narkotike një shtetasi, përfundon në pranga 36-vjeçari në Dibër

Bloomberg: Trump kërkesë shteteve të Ballkanit t’i pranojnë migrantët e dëbuar nga SHBA

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.