Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, pret që pas takimit të përfaqësuesve politikë të serbëve të Kosovës me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të qartësohet gjithçka.
Para gazetarëve në Medvegjë, Gjuriç tha se pas këtij takimi beson se do të qartësohet fakti se “kush qëndron prapa politikës së shtetit serb, kush mbështet politikën e Qeverisë serbe, si dhe cilat grupe politike dhe individë në vend të Qeverisë së Serbisë dhe Vuçiçit, e pranojnë Isa Mustafën dhe një qeveri tjetër si të tyren”, raporton “Tanjug”.
Sipas tij, një ditë më parë Vuçiç e bëri të qartë se, nuk ka asnjë dyshim se ky kthimi i shpinës ndaj shtetit të Serbisë “nga ana e përfaqësuesve të rremë të vetë emëruar të serbëve në Kosovë”, nuk është spontan, dhe me të kanë lidhje edhe paratë e shqiptarëve dhe disa agjenci të huaja.
Takimi i përfaqësuesve politikë të serbëve të Kosovës me kryeministrin Vuçiç është parashikuar të zhvillohet ditën e hënë. (A.R/SHUPLAKA)