14:52 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

​Nga flakët e Notre-Dame te saga Brexit e shkarkimi i Trump, bota në vitin 2019

12:54 | 01/01/2020
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përfundon takimi i G20-tës, ja çfarë u arrit

Mosmarrëveshje në të gjitha drejtimet, nxehtësi e jashtëzakonshme, por gjithashtu historia e Brexit apo procedura për shkarkim kundër Donald Trump

Më poshtë vijojnë ngjarjet që kanë shënuar vitin 2019 në botë:

Kriza të vazhdueshme në Amerikën Latine

Në janar, opozitari venezuelian, Juan Guaido shpallet president i përkohshëm duke kërkuar largimin e Nicolas Maduro, për të cilin ai kundërshton rizgjedhjen, në një vend në prag të një krize ekonomike dhe një krize të rëndë migratore.

Ai është njohur nga më shumë se 50 vende, përfshirë dhe SHBA-në. Mbështetur nga ushtria, Maduro mbetet në postin e tij.Në Haiti, disa dhjetëra persona kanë humbur jetë që prej mesit të muajit shtator në manifestimet që janë zhvilluar për të kërkuar dorëheqjen e Jovenel Moïse, pas mungesës së karburanteve.

Në tetor, Ekuadori është paralizuar për rreth dy javë pas heqjes së subvencioneve për karburantet, të anuluara përfundimisht.Në Kili, Parlamenti vendosi në mes të nëntorit zhvillimin e një referendumi për rishikimin e Kushtetutës së trashëguar nga diktatura e Pinoçetit, pas një muaji kontestash të dhunshme për pabarazitë social-ekonomike (20 të vdekur dhe më shumë se 2 000 të plagosur).Bolivia anulon më 24 nëntor rizgjedhjen e kontestuar të presidentit, Evo Morales, pas katër javëve protestash që kanë shkaktuar disa dhjetëra të vdekur.

Lënë lirë nga policia dhe ushtria, presidenti i parë indigjen i vendit dha dorëheqjen më 10 nëntor duke mërguar në Meksikë dhe duke denoncuar një grusht shteti.Në Kolumbi, presidenti i djathtë, Ivan Duque është përballur që prej 21 nëntorit me një kontestë të pazakontë, shënuar nga manifestime masive.

Revoltat arabe, përleshjet në Iran

Më 22 shkurt fillojnë në Algjeri manifestime masive kundër kandidaturës për një mandat pesëvjeçar të Abdelaziz Bouteflika, shumë i dobësuar që prej në AVC-je në 2013. Më 2 prill, presidenti jep dorëheqjen nën presionin e rrugës dhe ushtrisë.Por, algjerianët vazhdojnë të manifestojnë masivisht, të vendosur për të rrëzuar të gjithë sistemin, në vend që prej pavarësisë në vitin 1962.

Më 11 prill, në Sudan është radha e Omar el-Bechir, në pushtet që prej 30 vitesh, të shkarkohet nga ushtria pas katër muajve të një lëvizjeje popullore, shpërthyer si pasojë e trefishimit të çmimit të bukës. Shtypja e kryengritjeve ka shkaktuar më shumë se 250 të vdekur, sipas manifestuesve. Në gusht, vendi pajiset me një Këshill tranzicioni.

Në Irak, një kontest social fillon më 1 tetor kundër korrupsionit, papunësisë dhe prishjes së shërbimeve publike, para se të degjeneronte në krizë të rëndë politike.

Më 1 dhjetor, Parlamenti pranon dorëheqjen e qeverisë.

Më shumë se 420 persona, pjesa më e madhe manifestues, janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë plagosur në Bagdad dhe në jugun shiit.

Në Liban, njoftimi më 17 tetor i një takse, që u anulua menjëherë, mbi thirrjet nëpërmjet aplikacionit WhatsApp ngjalli një reagim të ashpër popullor duke çuar në dorëheqjen e kryeministrit, Saad Hariri.

Manifestuesit vazhdojnë të kërkojnë largimin e të gjithë klasës politike, gjykuar si e korruptuar dhe e paaftë për t’i dhënë fund krizës ekonomike.
Dhe Irani ka qenë skenë, në mes të nëntorit e disa ditëve përleshjesh pas rritjes së çmimit të naftës duke shkaktuar pesë të vdekur, sipas autoriteteve dhe më shumë se 200 sipas “Amnesty International”.

Boeing në trazira

Në mes të muajit mars, avionët 737 MAX të prodhuesit amerikan, Boeing nuk janë lejuar të lëvizin, pas rrëzimit të dy avionëve të “Lion Air” dhe “Ethiopian Airlines”, që shkaktuan 346 të vdekur. Kriza i ka kushtuar tashmë dhjetëra miliardë dollarë prodhuesit, që është përballur me ankesat e viktimave dhe hetime nga autoritetet amerikane.

Britani e Madhe, saga e Brexit

Dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, vendosur nga britanikët nga referendumi në vitin 2016, parashikuar fillimisht më 29 mars 2019, është shtyrë tre herë, ndërkohë që shtyrja e fundit është më 31 janar 2020, për shkak të mungesës së marrëveshjes mes britanikëve për kushtet e divorcit. Deputetët hodhën poshtë një marrëveshje të arritur me BE-në nga kryeministrja Theresa May, më pas një tekst i dytë negociuar nga pasardhësi i saj, Boris Johnson, i cili mori organizimin e zgjedhjeve të parakohshme më 12 dhjetor.

Notre Dame në flakë

Më 15 Prill, çatia dhe korniza e katedrales së Notrë Dam u shkatërruan nga një zjarr.Zjarrfikësit arrijnë të shpëtojnë ndërtesën gotike.

Një zinxhir njerëzor nxjerr nga ndërtesa pothuajse të gjitha veprat dhe reliket.

Zjarri i një prej monumenteve më të vizituar në Evropë ngjall një emocion global, duke gjeneruar 922 milion euro premtime për rindërtimin e tij, i cili do të zgjasë me vite.Zjarri në një prej monumenteve më të vizituara të Evropës ngjalli një emocion planetar duke mbledhur 922 milionë euro nga premtimet e donatorëve për rindërtimin e saj që do të marrë disa vite.

Imazhi i një vrime të zezë

Në prill, një ekip ndërkombëtar i shkencëtarëve zbuloi imazhin e parë të një vrimë të zezë: një rreth i errët në mes të një aureole të zjarrtë, në qendër të galaktikës M87, rreth 50 milionë vite dritë nga Toka.
Mosmarrëveshje me Iranin

Në muajin maj, Teherani filloi të tërhiqej nga marrëveshja ndërkombëtare e vitit 2015 për programin bërthamor, në përgjigje të tërheqjes së SHBA-së në 2018 dhe rivendosjes së sanksioneve.

Presioni rritet mes Uashingtonit dhe Teheranit pas sabotimeve dhe sulmeve të anijeve në Gjirin Persik, që i atribuohen Iranit, i cili i përgënjeshtron.Më 14 shtator, sulmet kundër infrastrukturave të naftës në Arabinë Saudite u morën përsipër nga rebelët jemenitë, Houthis, mbështetur nga Teherani.Më 7 nëntor, Irani rifilloi aktivitetet e pasurimit të uraniumit në uzinën nëntokësore të Fordos (180 kilometra në jug të Teheranit).

Manifestime në Hong Kong

Hong Kongu njeh që prej qershorit krizën më të rëndë që prej ndarjes nga Kina në vitin 1997, me manifestime pothuajse të përditshme dhe gjithnjë e më të dhunshme kundër ndërhyrjes në rritje të Pekinit dhe për reformat demokratike.

Më 24 nëntor, kandidatët pro-demokracisë siguruar një fitore dërrmuese në zgjedhjet lokale.

Rekord i nxehtësisë

Korriku 2019 është muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë, me temperatura rekord në Evropë si dhe në Polin e Veriut. Në muajin gusht, Islanda i tha lamtumirë akullnajës së parë të zhdukur, ndërkohë që 400 të tjera janë të kërcënuara.

Në gusht dhe shtator zjarret shkatërruar rajonet mbarë të Amazonës, për shkak të shpyllëzimit duke ngjallur kritika të ashpra për politikën e presidentit brazilian të ekstremit të djathtë, Jair Bolsonaro. Australia u përball në nëntor me zjarre të pazakonta.

Mosangazhimi amerikan

Në fillim të gushtit, SHBA-ja del nga traktati për armët bërthamore me rreze veprimi të ndërmjetme, të arritur gjatë Luftës së Ftohtë me Moskën.Në emër të motos “Amerika tashmë”, presidenti amerikan, Donald Trump ka rritur mosangazhimin në skenën shumëpalëshe, tërheqja nga verilindja siriane, zyrtarizimi I tërheqjes nga marrëveshja e Parisit mbi klimën, fillimi i një lufte tregtare të pamëshirshme me partnerët e saj, veçanërisht Bashkimin Europian dhe Kinën, ekonomia e të cilës është ngadalësuar ndjeshëm.

“Procedurë kushtetuese për shkarkimin e Trump”

Parlamentarët demokratë ndërmorën më 24 shtator një procedurë për shkarkimin e presidentit amerikan, Donald Trump dyshuar për abuzime me pushtetin pasi i kishte kërkuar Ukrainës të kryente hetime mbi demokratin, Joe Biden, kundërshtar potencial në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Siri, ofensiva turke

Më 9 tetor, Turqia ndërmori një ofensivë kundër milicisë kurde të Njësive për Mbrojtjen e Popullit (YPG), aleatë të Perëndimit në luftën antixhihadiste, por cilësuar terroriste nga Ankaraja për shkak të lidhjeve me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).Operacioni, i ndërmarrë pas njoftimit të Donald Trump për një tërheqje të trupave amerikane nga verilindja siriane, ngjalli një reagim ndërkombëtar.Ankaraja, që kërkonte vendosjen e një zone sigurie në veriun sirian për të vendosur aty dy milionë sirianë refugjatë në Turqi, i dha fund më 23 tetor ofensivës së tij, pas dy marrëveshjeve të negociuara të ndara me SHBA-në dhe Rusinë.

Vrasja e Baghdadit

Më 27 tetor, presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi vdekjen e shefit të grupit të Shtetit Islami, Abou Bakr al-Baghdadi, gjatë një operacioni ushtarak amerikan në veriperëndim të Sirisë. Konsideruar si përgjegjës për krime të shumta në Irak dhe në Siri dhe për atentatet e përgjakshme, Baghdadi hodhi veten në erë në fshatin ku fshihej.

Jelekverdhët në Champs-Elysees

Më 16 mars, Parisi njohu një valë tjertër dhune, me dyqane të plaçkitura dhe zjarre në Champs-Elysées, në muajin e katërt të mobilizimit të jelekverdhëve kundër politikës sociale dhe fiskale të qeverisë. Prefekti i policisë së Parisit u shkarkua.

Njëmbëdhjetë persona humbën jetën që prej fillimit të protestave, që u dobësuan në muajt pasardhës, dhe mijëra të tjerë u plagosën.

“GAFA” nën presion

Në SHBA dhe në Evropë, gjigantët e internetit, Google, Apple, Facebook dhe Amazon, kritikuar për mbrojtjen e të dhënave personale apo për qëndrimet dominuese (tregu publicitar, kërkimi në internet, tregu elektronik) u bënë objekt i hetimeve, kërcënimeve për mbyllje të shërbimit dhe gjoba (pesë miliardë dollarë për Facebook në SHBA)./atsh/

Pas

Eksperti gjerman: Pa Kosovën, Minishengeni do ta përçajë edhe më shumë rajonin

Para

Studimi/ Këto janë tre qarqet më ‘dembelë’ në Shqipëri

Para
Studimi/ Këto janë tre qarqet më ‘dembelë’ në Shqipëri

Studimi/ Këto janë tre qarqet më 'dembelë' në Shqipëri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit/ KQZ miraton tabelat përmbledhëse të rezultateve për qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan

“Parada e krenarisë”, komuniteti LGBTQ+, marshim në Tiranë, ambasadori Gonzato: Nuk kërkojnë dhembshuri, por respekt

Trump pret në Zyrën Ovale familjen shqiptare, zbulohet arsyeja e veçantë dhe dhurata për njërin prej fëmijëve

Monitorimi me dron në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike, Guardia di Finanza inaguron laboratorin në Tiranë për përpunimin e të dhënave

SHBA/ Rubio shkarkon 100 punonjës të Këshillit të Sigurisë përmes emailit

Zgjedhjet e 11 majit/ KSHZ miraton rezultatet e zgjedhjeve për qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan

Forumi Ndërkombëtar i Familjes përfundon në Stamboll me thirrjen për të mbrojtur vlerat e familjes

Berisha: Narko-shteti do certifikojë farsën e tij! Nuk njohim zgjedhjet! Kartelet janë njëri aspekt, do paraqesim dimensione të tjera

Gjashtë të vdekur në Rripin e Gazës, mes tyre dy të mitur, nga sulmet ajrore izraelite gjatë natës

Operacioni “Ura”/ Berisha thirrje Trumpit: Shpall organizatë terroriste kartelet e drogës!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.