Pas akuzave për përdhunim të Kathryn Mayorgas ndaj yllit portugez cristiano ronaldo, avokatët e saj kanë deklaruar se janë edhe tre gra të tjera që akuzojnë yllin portugez për përdhunim.
“Një grua pretendon se ishte përdhunuar pas një parti, një tjetër thotë se ajo ishte lënduar nga Cristiano Ronaldo dhe e treta thotë se ka arritur marrëveshje me futbollistin. Të gjitha këto akuza janë për incidente të cilat dyshohet se kanë ndodhur në vitin 2009”, shkruan daily mail.
Përveç akuzës së gruas së parë, nuk është ende e qartë nëse dy gratë tjera do ta akuzojnë Ronaldon për përdhunim apo diçka tjetër, qoftë kjo ngacmim seksual apo diçka e ngjashme.
Avokati që përfaqëson ish-modelen Kathryn Mayorga, , tha se ai kishte dëgjuar për pretendimet nga tre gra të tjera pasi një prej tyre e telefonoi atë.
“Kam pasur një telefonatë me një grua e cila pretendon se ka pasur një përvojë të ngjashme me Mayorgan. Unë jam ende duke e verifikuar këtë informatë”, ka thënë avokati i Mayorgas për The Sun.
Ai nuk pranoi ta bënte të ditur emrin e gruas amerikane, mirëpo ka thënë se ai do t’ia dërgojë këto informata policisë së Las Vegasit, të cilët janë duke e hetuar akuzën e Mayorgas. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post