Një pallat pritet të shembet nga në Thumanë, si dhe një 12 katësh pritet të shembet në Durrës.
Pallati që do të shembet në Thumanë, është ngjitur me pallatin që u kthye në rrënojë dhe për fat të keq u mori jetën disa personave, ndërkohë që po kërkohet ende për të tjera.
Shembja e pallatit do të kryehet pasi rrezikon jetën e trupave të kërkim-shpëtimit të cilët ende po gërmojnë nën rrënoja për gjetjen e personave.
Sipas gazetarit Artur Çani në zonë flitet se janë dy persona nën rrënoja, ndërkohë që po punohet me një gadishmëri shumë të lartë.
“Janë duke u përpjekur të riparojnë pasoja që janë të dukshme të rënda. Këtu duhet të punohet me kujdes sepse ka një pjesë që është në rrezik shembje. Në rrenojat e këtij pallati raportohet se ka dy trupa. Situata është e rëndë dhe për këto që punojnë.
Shpresa vdes e fundit, por duhet thënë që të gjithë po punojnë më shumë përkushtim. Trupa më e oragnizuar është trupa e Kosovës, por njohuritë më të mëdha i ka trupa greke, por për momentin po shihte për fatin e njerzve.
Tani po përpiqen q ëta shembin jashtë pjesës ku po përpiqen të gjejnë trupin. Këtu punohet sesa për të parë shifrat. Këtu dihet që ka njerëz nën rrënoja, por nuk dihet saktësisht. Mendoj se kjo
Këto po punojnë shumë për të theksuar numrin e saktë. Këtu janë në një gadishmëri të gjithë, shumë deputetë, këtu punojnë shumë njerëzit që i janë kushtuar kësaj punë. RENEA dhe ushtria janë në gadishmëria.”- u shpreh Çani.
(M.Q/Faxweb.al)
Discussion about this post