01:48 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

0-9: Në Premier League u shkruajt historia! Dhelprat tani ëndërrojnë sërish

07:23 | 26/10/2019
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
0-9: Në Premier League u shkruajt historia! Dhelprat tani ëndërrojnë sërish

Leicester ka fituar 9-0 në fushën e Southmapton dhe është ngjitur në vendin e dytë të renditjes, duke shkuar vetëm pesë pikë larg Liverpool-it kryesues, që ka një ndeshje më pak.

Vardy me shokë e kanë siguruar fitoren në 45 minutat e para. Chilwell ka zhbllokuar ndeshjen pas 10 minutash, teksa situata është përkeqësuar për vendasit në minutën e 12-të, kur Bertrand është ndëshkuar me karton të kuq dhe ka lënë të tijtë me 10 lojtarë.

“Dhelprat” kanë përfituar menjëherë nga superioriteti numerik, duke realizuar katër gola të tjerë në pjesën e parë me Tielemans (17′), Perez (19′, 39′) dhe Vardy (45′).

Skuadra e Rodgers është bërë e dyta në historinë e Premier League që siguron një avantazh prej pesë golash në 45 minutat e para të një ndeshjeje të luajtur në transfertë. Skuadra e parë që e ka bërë një gjë të tillë ka qenë Manchester City (5-0 kundër Burnley-t në prillin e 2010-ës).

Lojtarët e Rodgers nuk janë mjaftuar me kaq, sepse në pjesën e dytë kanë shënuar edhe katër gola të tjerë. Perez ka kompletuar tripletën personale në minutën e 57-të, Vardy ka çuar shifrat në 7-0 në të 58-ën me golin e tij të dytë të takimit dhe Maddison ka fiksuar rezultatin të 8-in në minutën e 85-të para se Vardy të fiksonte rezultatin në 9-0 me një penallti në fundin e ndeshjes. Leicester ka rishkruar historinë, duke barazuar rekordin e Manchester United për fitoren më të thellë në një ndeshje të Premier League. (United-Ipswich 9-0, mars 1995).

Tifozët e Leicester mund të kthehen të ëndërrojnë pas mrekullisë së realizuar në verën e 2016-ës, kur Claudio Ranieri udhëhoqi ekipin drejt një titulli historik.

Etiketa: leisterrezultat historik
Pas

Dashuria, puna dhe financat/ Ja çfarë parashikojnë yjet për sot

Para

1-vjetori i vrasjes së Katsifas, ‘bum’ grekësh në Kakavijë, 10 personave u ndalohet hyrja

Para
1-vjetori i vrasjes së Katsifas, ‘bum’ grekësh në Kakavijë, 10 personave u ndalohet hyrja

1-vjetori i vrasjes së Katsifas, 'bum' grekësh në Kakavijë, 10 personave u ndalohet hyrja

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Republika e Sorosit dhe kartelit” – Berisha zbulon para Amerikës fytyrën e vërtetë të Ramës

Banorët e Ksamilit përballë flakëve, zjarrfikësja s’mund të hyjë nga mungesa e rrugëve

Fotografi rus Grigory Skvortsov dënohet me 16 vjet burg për tradhti ndaj shtetit

Ministri izraelit i mbrojtjes: Sulmet shkatërruan kapacitetet bërthamore iraniane, materiali duhet dorëzuar

Me 71 vota pro dhe 4 abstenim Kuvendi miratoi ditën e sotme ndryshimet në ligjin për sportin.

Erdogan i dërgon mesazh të fortë NATO-s: Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit duhet të jetë përhershëm

Skandal në Ibiza: Futbollisti anglez godet aksidentalisht gruan me karrige

“Prano armëpushimin, ose do të vijmë”: Paralajmërimi amerikan që detyroi Khamenein të tërhiqej

249-vjetori i Pavarësisë së SHBA, E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn: Jemi me fat të kemi Aleatë si Shqipëria!

Tel Avivi mohon përfshirjen në ndonjë plan për eliminimin e Khameneit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.