19:16 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

1.15 miliardë euro për rindërtimin, Spaho: Lajm i mirë, por sfida e qeverisë është të thithë grantet dhe jo borxhet

16:44 | 19/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
1.15 miliardë euro për rindërtimin, Spaho: Lajm i mirë, por sfida e qeverisë është të thithë grantet dhe jo borxhet

Eksperti i ekonomisë Mateo Spaho i ftuar në studion e lajmeve në Fax News foli në lidhje me Konferencën e Donatorëve, që u mbajt në Bruksel, ku u mblodhen 1.15 miliardë euro, për rindërtimin e zonave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Spaho u shpreh se paratë që do të jepen në formë grantesh do të jepen për projekte, e thënë ndryshe do të lëvrohen sapo të propozohen projektet e duhura.

Por Spaho shtoi se ka dyshime se deri më sot qeveria ka treguar që nuk ka standarde që të thithë këto para, pasi mungojnë burimet e duhura njerëzore.

Më tej ai shtoi se për t’ja dalë mbanë do të ishte mirë që të përftoheshin këto grante realisht, dhe nëse nuk marrim grantet, por borxhet ky është një minus për të ardhmen tonë.

“Ato para që do të jepen në formë granti do të jepen për projekte. E thënë ndryshe janë para që do lëvrohen sapo të jepen projektet e duhura. Shumë vende vetëm nëse projektet do të aprovohen do të lëvrojnë paratë dhe kjo gjë do të ndodhë me faza.

Këto para janë pjesë e disa fondeve. Shqipëria ka pasur çdo vit mundësi të marrë dhjetra miliona euro nga këto fonde, por ka marrë më pak. Sepse cilësia e projekteve të prezantuara ka qenë skadaloze ose në administratë nuk ka burime njerëzore për të promovuar.

Unë kam dyshimet e mia se deri më sot kemi dëshmuar se nuk kemi standarde të thithim këto para, pasi nuk kemi burimet njerëzore të duhura. Akoma më e vështirë është nëse ti do të rindërtosh. Qeveria shqiptare duhet të angazhohet maksimalisht, në sensin afetësive profesionale që ka.

Mos të harrojmë se 70% janë borxhe. E gjithë çështja është nuk duhet ta rrisim nivelin e borxhit në një pikë të tillë që mos ta paguajmë dot. Sado të ulët të jenë normat e interesit ato janë para që fëmijët tanë do ti paguajnë. Grantet janë para të konsumatorëve euriopianë dhe kontrollohen nga vetë ato, kurse kur merr para borxh i përket qeverisë shqiptarë që ta kontrollojë.

Qeveria shqiptare duhet të ketë shumë kujdes në borxhet që do të marrë dhe të ketë kujdes në shpenzimet, kjo sepse qeveria nuk ka qenë llogaridhënëse sesi i ka përdorur paratë.“- tha Spaho.

Etiketa: MATEO SPAHO
Pas

I dehur dhe në shoqërinë e 3 biondeve, Kujtim Gjuzi e ‘djeg’ për Shën Valentin në klubet e Tiranës (VIDEO)

Para

FOTO/ Si do të duken imazhet në paketimet e duhanit, Manastirliu: U bazuam nga Australia dhe Kandaja

Para
FOTO/ Si do të duken imazhet në paketimet e duhanit, Manastirliu: U bazuam nga Australia dhe Kandaja

FOTO/ Si do të duken imazhet në paketimet e duhanit, Manastirliu: U bazuam nga Australia dhe Kandaja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zvicra mbyll përkohësisht Ambasadën në Teheran për shkak të tensioneve Izrael-Iran

Erdogan: Turqia do të rrisë fuqinë ushtarake për t’u mbrojtur nga cdo kërcënim

Gjuha Shqipe bëhet zyrtare në shkollat publike të Nju Jorkut

Avokat Sevin Serjani në Fax News: Përplasja në Kuvend, e reja dhe e vjetra s’ndryshojnë asgjë

Nis rikonstruksioni i spitalit të Traumës: Investim 2.3 miliardë lekë për modernizimin e shërbimit

Administrata Trump Sanksionon mbi 30 subjekte dhe individë të lidhur me Gardën Revolucionare të Iranit

Tërmet 4.5 Rihter pranë Kretë”

Spiropali takime intensive në Bruksel: me Kryetarin e Senatit belg Blondel, Kryeparlamentarin ukrainas Stefanchuk

Aktivistë pro-palestinez sulmojnë avionët ushtarakë në bazën ajrore britanike

“Vullkani Kilauea në Hawaii shpërthen sërish, lava arrin 300 metra lartësi”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.