Një tjetër rast i trafikut të lëndëve narkotike mes Shqipërisë dhe Italisë është shënuar ditën e djeshme. Prokuroria e Barit dhe oficerët e Guardia di Finanza kanë përfunduar me sukses një operacion antidrogë në brigjet e Barit.
Në operacion janë përdorur mjete ujore dhe ajrore, të cilat kanë lokalizuar një gomone të fuqishme që po mbërrinte në brigjet puljeze, duke përfituar nga deti i trazuar, shkruan “Il Quotidiano italiano”.
Dy trafikantët në bordin e gomones kanë tentuar, pavarësisht kushteve shumë të këqija të detit edhe të arratiseshin dhe në përpjekje për të arritur më shumë shpejtësi për t’i shpëtuar kapjes, kanë hedhur një pjesë të ngarkesës në det.
Ndjekja e drejtuar nga motovedetat e shpejta të Repartit Operativ Aeronaval të Barit ka përfunduar disa minuta më pas.
Mjeti i sekuestruar është një gomone 9 metra e gjatë me 2 motorë të fuqishëm të vendosur jashtë gomones.
Skafistët, njëri 37 vjeç dhe tjetri 34 nga Vlora janë arrestuar për trafik ndërkombëtar droge. Marijuana e sekuestruar ishte e ambalazhuar në 59 koli me përmasa të ndryshme me një peshë totale prej 1215 kg.
Sipas policia italiane, nëse droga do të shitej në treg do të sillte fitime në vlerën e 12 milionë eurove për organizatën kriminale.
Prokuroria e Barit dhe oficerët e Guardia di Finanza kanë përfunduar me sukses një operacion antidrogë në brigjet e Barit.