Të dashurit të moderatores shqiptare Viola Spiros,Valentin Selaj i është sekuestruar një pasuri i madhe. Pasditen e se martës, 1.4 milionë euro prona dhe pasuri të Valentin Selajt dhe familjes së tij, janë sekuestruar nga policia, sepse sipas njoftimit zyrtar të policisë, kjo pasuri dyshohet se është vënë përmes aktivitetit kriminal.
Valentin Selaj u arrestua pak javë më parë në Itali pasi akuzohet për trafik ndërkombëtar droge. 29-vjeçari nga Lezha u cilësua nga mediat e shtetit fqinje si bosi i kokainës, ndërkohë që ato nuk harruan të vënë në dukje edhe jetën luksoze që ai i ofronte partneres së tij prej gati 2 vitesh, e veçanërisht udhëtimet e tyre te shumta.
Pasuria e sukestruar:
- 7 ambjente biznesi, me sipërfaqe rreth 1100 m2 si Hotel, Bar, Restorant;
- 4 ambjente banimi, me sipërfaqe rreth 1000 m2 (apartamente, vila);
- 4 parcela tokë arë, me sipërfaqe totale rreth 22900 m2;
- 9 automjete luksoze.
Pasuritë e sekuestruara kapin vlerën totale rreth 1,450,000 euro.
Këto pasuri rezultojnë të regjistruara në emër të shtetasve:
– Parid Selaj 40 vjeç, banues në Shëngjin, Lezhë;
– Valentin Selaj, 29 vjeç, banues në Rrilë, Lezhë, i arrestuar nga policia e Firences në Itali, si drejtues i një grupi
kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike nga Amerika në Itali dhe shfrytëzimin për prostitucioni.
Ky person u përfol në media si i dashuri i moderatores, Viola Spiro.
– A.S., 35 vjeç, banues në Shëngjin, Lezhë, i arrestuar në vitin 2008 nga policia e Trentos në Itali si pjesëtar i një grupi kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike nga Hollanda drejt Italisë, në kuadër të operacionit “Apuleio” dhe në vitin 2010 u dënua me 4.6 vite burg.
Hetimi për këtë grup kriminal, nisi bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.
Në janar 2018, pas një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim me Prokurorinë u dokumentua veprimtaria kriminale dhe pasuritë e dyshuara se rrjedhin nga aktiviteti kriminal.
Policia i sugjeroi Prokurorisë vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë e indentifikuara në pronësi të pjesëtarëve të grupi kriminal dhe familjarëve të tyre. Vendimi i sekuestros u mor sot nga Gjykata e Lezhes. (J.V/Faxweb)