Dy shqiptarët ishin nisur nga Shqipëria drejt Italisë mbi një motoskaf të ngarkuar me drogë, por mesa duket ata nuk e kishin llogaritur mirë peshën që mund të përballonte mjeti i tyre, pasi rrezikuan të mbyteshin për shkak të mbingarkesës.
Mediat italiane shkruajnë se dy shqiptarët në fjalë u shpëtuan nga një anije mallrash malteze në kanalin e Otrantos dhe më pas u arrestuan për trafik ndërkombëtar droge në Lecce.
Shqiptarët nga Vlora, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, dyshohet se kishin ngarkuar 1.5 ton marijuanë në motoskaf, andaj kanë hasur në probleme me motoskafin në ngushticën e Otrantos. (D.D/Shuplaka)