Shoferi i një furgoni në Capri të Italisë vdiq në vend pasi mjeti që drejtonte u përplas me një barrierë në rrugë e ra nga 6 metra lartësi.
Ai përfundoi shumë pranë një zone ku njerëzit ishin bërë bërë banjo dielli, çka shkaktoi panik mes pushuesve. Në momentin e aksidentit, në mikrobus ndodheshin 11 persona.
Pas ngjarjes, 28 vetë u paraqitën në spital me plagë të ndryshme, mes tyre kishte dhe turistë nga Franca e Libani. Një pjesë e të lënduarve nuk ishin në mjet, por u goditën nga copat që u lëshuan në ajër pas përplasjes së tij.
Dëshmitarët thonë se furgoni po ecte ngadalë, me vetën 20 kilometra në orë. Në momentin kur po i afroheshin një kthese të ngushtë, ai vazhdoi të ecte drejt, dhe nuk frenoi në asnjë moment. Një turist anglez që ndodhej brenda furgonit rrëfeu se pak përpara se aksidentit, e pa shoferin të lëvizte kokën në mënyrë të çuditshme.
Mjeti ra në tokë me pjesën e përparme duke vrarë shoferin Emmanuelle Mellilo, por ndërkohë do të priten dhe rezultatet e autopsisë për të parë nëse 30 vjecari që la pas gruan shtatzënë, ka pasur në ato momente ndonjë problem të fortë shëndetësor.