10:13 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

1 i vdekur dhe 6 të plagosur në Kavajë, zbulohen emrat e personave të përfshirë. Viktima kishte shkuar…

13:31 | 04/07/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rritet bilanci i përplasjes mes bandave në Kavajë, 1 i vdekur dhe 6 të plagosur

Është mësuar identiteti i personit që mbeti i vrarë mesditën e sotme në Kavajë. Burime bëjnë me dije për FaxWeb.al se ai është identifikuar si Ramazan Hasalliu, rreth 50-vjeç, dhe nuk ka pasur asnjë lidhje me dy grupet kriminale që janë përplasur mes tyre.

Hasalliu ka qenë duke blerë bukë, në momentin që është vrarë aksidentalisht nga breshëria e armëve. Po ashtu burime bëjnë me dije se një prej personave të arrestuar nga ana e Policisë si i dyshuar për ngjarjen është Eraldo Hyka, 22-vjeç, i cili ka qenë mundës, dhe ka marrë pjesë në kampionate. Si i dyshuar për ngjarjen është edhe vëllai i tij, Elio Hyka, i cili është shpallur në kërkim.

6 të lënduarit u transportuan nga patrulla e policisë dhe u dërguan në spitalin e Durrësit, ndërsa një prej tyre në gjendje të rëndë është nisur drejt spitalit të Traumës në kryeqytet.

3 prej të plagosurve janë identifikuar si më poshtë: Sali Mekja, Rustem Dedaj, Arben Ajdini.

Lidhur me ngjarjen e rëndë ka reaguar dhe presidenti Meta, i cili shkruan:

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta shpreh shqetësimin e thellë për ngjarjen tepër të rëndë dhe tragjike, të ndodhur sot në qytetin e Kavajës, ku një qytetar i pafajshëm humbi jetën dhe disa qytetarë të tjerë u plagosën.

Presidenti Meta pati një bisedë telefonike me Kryetarin e Bashkisë së Kavajës, z.Isa Sakja dhe i kërkoi t’i përcjellë ngushëllimet dhe solidaritetin e Tij më të sinqertë të afërmve dhe familjarëve të qytetarit që humbi jetën, si dhe u uron shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve.

Presidenti Meta kërkon nisjen e menjëhershme të hetimeve për këtë ngjarje të rëndë, zbardhjen e shpejtë dhe të plotë të saj, si dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve.

Presidenti Meta thekson domosdoshmërinë e rritjes së gatishmërisë së Policisë së Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese, për të marrë të gjitha masat e duhura për garantimin e sigurisë publike në vend dhe parandaluar përsëritjen e ngjarjeve të tilla kaq të rënda e tragjike.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: eljo hykaeraldo hykaramazan hasalliuvrasje ne kavaje
Pas

Sherri me thika në Shkodër, dalin detaje të reja (Emri i të plagosurit)

Para

VIDEO/ Kishte dhënë dorëheqjen, fiton vendin e këshiltarit bashkiak. Padit KQZ-në për dëm moral

Para
VIDEO/ Kishte dhënë dorëheqjen, fiton vendin e këshiltarit bashkiak. Padit KQZ-në për dëm moral

VIDEO/ Kishte dhënë dorëheqjen, fiton vendin e këshiltarit bashkiak. Padit KQZ-në për dëm moral

Discussion about this post

 



Të Fundit

AMP arreston dy punonjës policie, pezullon nga detyra një tjetër

Babë e bir të armatosur në Shijak! Mbanin në banesë kallashnikov dhe pistoletë

Përmbyset kamioni që po i transportonte, 250 milionë bletë pushtojnë rrugët në SHBA

Përballje vendimtare/ Polakët zgjedhin të dielën, Trzaskowski dhe Nawrocki në balotazh në garën për Presidencën

EMRI/ Arrestohet i dënuari me 11 vite burg për vrasje, kush është 43-vjeçari me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Trump dyfishon tarifat për çelikun dhe aluminin në 50%

Zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve në Shijak

Negociata të reja në Turqi për luftën në Ukrainë? Moska pritet të nisë delegacion

Fluks i lartë udhëtarësh në pikën kufitare të Morinit gjatë fundjavës

Vijon maratona/ Sot seancë plenare, tentohet për herë të 24-t konstituimi i Kuvendit të Kosovës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.