Ish kryeminsitri Sali Beisha ishte në qytetin e Kuksit ditës së sotme, ku ka prezantuar kandidatin për kryetar bashkie të këtij rrethi, Admir Sinamati.
Gjatë fjalës së tij Berisha theksoi se si shqipatrët janë populli më i vjedhur i rajonit, me rroga dhe mirëqënie të ulët. Ai shtoi se me taksat e reja, një shqipatr mbetet me 11 rroga dhe jo 12 në vit.
Më tej, Berisha u ndal të fliste edhe për investimet ku theksoi se 1 km rrugë në shqipëri ndërtohet me 24 mijë euro, dhe se 1 km rrugë në Tiranë ka kushtuar dygfishin e tunelit të Klaimashit.
Berisha: Të ndalemi pak, ju jeni dëshmitarë se nga 2005 në 2013, u dyfishuar rrogat dhe pensionet, u ndërtua rruga e kombit, shkolla. Këto u arritën duke rritur borxhin deri në 6,2 % te prodhimit të brendshëm. Në 2013 ne ia dolëm të ngjitemi ne krye në raport me rajonin, dolëm sepse ajo qeveri kishte një vullnet, cfarë ndodhi nga viti 2014 deri më sot? Ne përfunduam të fundit në rajon për rroga dhe penisone, prandaj dhe vështirësia ekomonike degjohet nga çdo familje dhe pensionist.
Ai që 500 mijë lekë në muaj ai merr 430 mijë lekë më pak në një vit. Ai humbet rrogën e 12, dhe ngelet me 11 rroga. Ky ndryshim është vetëm në një vit. Shqiptarët janë njerëzit më të vjedhur, ka marrë borxh 5 mld euro, ku shkojë paratë? Paratë shkojnë në xhepat e zyrtarëve. 1 km rrugë ndërtohet me 24 mijë euro. 1 km rrugë në Tiranë ka kushtuar dyfishin e tunelit të Kalimashit, një shkollë në Tiranë ndërtohen me 600 mijë euro.
Këta vjedhin në mënyrën më të papërmbajtur, këta më aferat e djegësit dhe kompanitë e tyre, 1,2 mld euro të cilat shkuan për komapanitë e Erion Veliajt dhe Edi Ramës. Është koha të ngrihemi dhe mos ta pranojmë këtë padrejtësi. Kuksi ka çdo gjë po pse ikin të gjithë, sepse ju jeni harruar, sepse mungojnë investimet dhe ju vjedhin çdo ditë. Është emergjente, 14 maji shënon fillimin e fundit të tij të shpejtë.
Discussion about this post