Nga Ola Mitre
Prej disa ditësh qeveria po deklaron se po e blen 1 Kwh energji me 61 lekë.
Absolutisht e pavërtetë!
Më poshtë janë çmimet mesatare, me të cilin e ka blerë energjinë OSHEE dhe KESH, sipas të dhënave të raportuara zyrtarisht prej tyre.
Çmimi mesatar për Kwh në lekë (kursi 123)
TETOR 2021 34.31 lekë/Kwh
NËNTOR 2021 36.28 lekë/Kwh
DHJETOR 2021 29.5 lekë/Kwh
JANAR 2022 29.5 lekë/Kwh
SHKURT 2022 24.6 lekë/Kwh
Por, çfarë vlen tjetër për t’u theksuar. Nga data 1-10 mars 2022 nuk është bërë importuar asnjë kwh energji importi, çka do të thotë se nevoja është plotësuar nga prodhimi vendas. Pra “zero” lekë shpenzime për import energjie.
Gjithsesi, Shqipëria nuk e siguron 100% të energjisë së nevojshme nga importi, pasi pjesa më e madhe e nevojave mbulohet nga prodhimi i hidrocentraleve publikë të Kaskadës së lumit Drin si dhe të hidrocentraleve private dhe koncesionare.
Sipas vendimit të Entit Rregullator të Energjisë, për vitin 2022 qeveria shqiptare do e blejë energjinë nga prodhuesit me përparësi të energjisë elektrike me 8.5652 lekë/kwh. Ndërkohë që, për vitin 2021 ky çmim ishte edhe më i ulët e më konkretisht 7.448 lekë/kwh.
Discussion about this post