Aktivistët Adriatik Lapaj dhe Klejdjan Murtaj kanë lancuar në Fax News nismën “1 lule për Sarandën”. Lapaj dhe Murtaj janë shprehur se ky është një projekt për mbjelljen e luleve në qytetin e tyre për të zgjuar reagimin qytetar dhe për të dhënë mesazhin e një rinie aktive.
Adriatik Lapaj u shpreh se me këtë nismë duan të japin mesazhin e një rinie që nuk është apatike dhe që nuk i dorëzohet mërzitjes, por që mendon ehde për shpresë.
“Është një nismë nga një grup të rinjsh jo vetëm nga Saranda, një grup të rinjsh që jetojnë në Tiranë por edhe një grup të rinjsh që jetojnë në Sarandë, të cilët duan që përmes kësaj nisme të japin mesazhin e një rinie që nuk është apatike, që nuk i dërëzohet mërzitjes, nuk mendon vetëm për të keqen, nuk rri vetëm në kafe tek bari i lagjes, por të një rinie që mendon për shpresë”, u shpreh ndër të tjera ai.
Gjithashtu kjo nismë në Saranë kishte si qëllim që t’i thotë ‘ndal’ edhe betonizimit pasi ky është ndër qytetet ndër më të shkatërruarit nga nga ndërtimet pa kriter.
“Saranda është zgjedhur edhe për shkak të lidhjes shpirtërore që ne kemi, por si symbol kryesorë i dëmtimit që ka pësuar nga betonizimi. Saranda është nga qytetet që është masakruar më shumë nga betoni në Shqipëri”, tha ai.
Qëllimi është që të jepet mesazhi që ai qytet ta shikojë të ardhmen përmes “turizmit dhe së bukurës, boll më me shkatërrim”.
Adriatik Lapaj deklaroi se kjo është një ide që të rinjtë lokalë të imponohen sa i përket mënyrës se si ato e duan jetën e tyre në këto qytete.
Nga ana tjetër aktivisti Klejdjan Murtaj tha se u bë pjesë e kësaj nisme, jo vetëm për shkak të lidhjes shpirtërore me Sarandën, por edhe për ti rikthyer shpresën edhe rinisë e cila dëshiron të largohet në masë.
“Mendoj se kjo është pozitive, shoh që ka një impact të madh në qytet edhe pse është na fazën e parë të saj. Kemi hapur dhe numrin e llogarisë për këtë nismë dhe e shoh që pomerr një vrull shumë të madh.
Qytetarët janë të interesuar të dinë se çfarë ndodh me nismën tonë dhe çdo qytetar ka dëshirë që të marrë pjesë në këtë nismë. Unë e kam përkrahur si nismë se më lidh ana shpirtërore me qytetin e Sarandës por është edhe pjesa ku unë kam studiuar dhe kisha dëshirë për të marrë pjesë.
E përkrah për shumë arsye, mensoj se në Sarandë ka humbur shpresa e rinisë për të jetuar aty, dëgjojmë opinionin publik dhe të tërë duan të largohen, të gjithë thonë se nuk ka të ardhem, por jemi ne rinia e Sarandës, rinia e Shqipërisë të cilët duhet të bëjmë hapin e parë për t’I thënë jo, ka shpresë dhe atë shpresë duhet ta sjellim ne”, tha ai ndër të tjera. (B.H/Faxweb)
Intervista e plotë: