Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm një video që i dedikohet datës së 1 Maj, në të cilën jepen momente nga puna e një sërë sektorëve të shërbime duke nisur nga ai shëndetësor, tregtar, policor etj.
Përkrah saj Rama shkruan se ky 1 Maj është më i vështirë në historinë demokratike të vendit dhe njëkohësisht sipas tij, më domethënësi falë punës së ‘heronjve të heshtur falë të cilëve Shqipëria po lufton, reziston dhe fiton’.
“MIRËMËNGJES?
në ditën e parë të Majit më të vështirë të Shqipërisë demokratike, në 1 Majin më domethënës të punës së mijëra e mijëra heronjve të heshtur të këtij vendi, falë të cilëve Shqipëria po lufton, reziston, fiton????❤️”, shkruan Rama.