Protestat që u zhvilluan për të kujtuar 1 Majin, Ditën e Punëtorëve në Francë dolën jashtë kontrollit pasi protestuesit shkaktuan kaos dhe dhunë në rrugët e kryeqytetit francez.
Ato sulmuan dyqane të ndryshme, që për grupe të vogla anarkiste janë simbol i kapitalizmit dhe shfrytëzimit të klasës punëtore. Imazhet tregonin automjete që merrnin flakë, kaos, përleshje, dhe persona të lënduar.
Protestuesit u zhvendosën drejt policisë, duke kënduar me slogane antifashiste, duke valëzuar flamuj sovjetikë dhe flamuj antiqeveritarë si dhe duke hedhur fishekzjarrë.
Policia përdori gaz lotsjellës si dhe u përpoq që të shpërndante grupet problematike të anarkistëve.
Media franceze raportojnë se për disa të lënduar nga radhët e protestuesve.
(M.Q/Faxweb)