Situatë mjaft e rënduar është paraqitur sot në aksin Milot-Mamurras-Fushë Krujë deri në Rinas si pasojë e kaosit në trafik, raporton ‘Fax News’.
Kjo gjendje ka ardhur për shkak se qytarë të shumtë i janë drejtuar bregdetit dhe kishës së Shna Ndoit në Laç.
Por një tjetër arsye është edhe se sot ishte një ditë pushimi dhe gjatë gjithë aksit rrallë shihej ndonjë polic që të lehtësonte gjendjen e krijuar. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post