Presidenti ilir Meta ka reaguar në lidhje me 1 Majin por edhe protestën që u mbajt sot para Kryeministrisë.
Me anë të një postimi në Facebook, Meta shgprehet se puna jo e mirëpaguar, pa kontratë të rregullt dhe pa kontribute pensioni, e zhvesh punëtorin nga dinjiteti dhe e vendos në një marrëdhënie shfrytëzimi.
Postimi:
??? 1 Maji nuk mund të jetë thjeshtë një ditë feste, por një moment reflektimi për të gjitha ditët dhe kushtet e punës në Shqipëri.
Puna jo e mirëpaguar, pa kontratë të rregullt dhe kontribute pensioni, pa sigurim shëndetësor dhe të drejta për pushim me pagesë e zhvesh punëtorin nga dinjiteti dhe e vendos në një marrëdhënie shfrytëzimi.
Kjo situatë duhet të marrë fund!
Pasojat e rënda dhe afatgjata të pandemisë dhe luftës në Ukrainë, në veçanti rritja abuzive e çmimeve, e shtrojnë më me forcë këtë domosdoshmëri, në veçanti për rritjen e pagës minimale, garantimin e kushteve në vendin e punës dhe të çdo të drejte që siguron mirëqenie dhe drejtësi sociale.
Të dëgjojmë me përulësi zërin e punëtorëve!