Në sheshin ‘Skënderbej’ po ngrihen strukturat e organizmit dhe pritjes së liderëve të Bashkimit Evropian dhe Samitin e Komunitetit Politik Evropian, që do të mbahet në Tiranë në 15 dhe 16 maj.
Kompanitë private kanë nisur me ndërtimin e strukturave metalike dhe çadrave. Ajo që bien sy sot, më 1 Maj Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, janë punëtorët e ngjitur nëpër skela pa masa mbrojtëse në punë.
Punëtorët e moshave të reja në skelat e strukturave metalike, shihen në këto foto pa veshje pune identifikuese, kokore mbrojtëse apo masa të tjera që i mbrojnë nga ndonjë aksident gjatë punës.