Në qytetin e Kavajës do të zbarkojnë 1 mijë punonjës policie për zgjedhjet e 7 majit. Sipas televizionit Klan të gjithë efektivët e Policisë së Shtetit, në të gjithë vendin pritet të jenë në gatishmëri dhe në vendet e tyre të punës.
Po kështu sipas burimeve të policisë afërsisht 40 % e efektivëve të Tiranës e Durrësit, pritet të stacionohen në Kavajë. Këto masa po merren me qëllimin për parandalimin e grumbullimit të njerëzve që mund të synojnë bllokimin e zgjedhjeve.
Ministri i Brendshëm nuk ka pranuar të japë të dhëna në lidhje me planin e masave të parashikuara për këtë situatë por sipas tij F masat do të jenë të tilla që do të diktohen nga Kodi Zgjedhor, duke parashikuar që policia të mos afrohet pranë qendrave të votimit. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post