Ka lënë ambientet e SPAK Muharrem Rama, ish-kryebashkiku i Dibrës, i cili është marrë në pyetje prej gati 1 orë e gjysmë.
Muharrem Rama, ish-kryebashkiaku i Dibrës, është paraqitur këtë të premte në dyert e SPAK, ku u mor në pyetje nga prokurorët e strukturës antikorrupsion.
Vetë SPAK tregohet i rezervuar lidhur me thirrjen e ish kryebashkiakut të Dibrës, nëse ai është thirrur si person nën hetim apo si person që ka dijeni mbi ndonjë çështje që prokuroria e Posaçme po heton.
“Nuk kemi ndonjë lajm për të dhënë”, iu përgjigj SPAK interesit së Fax neës, për arsyen e thirrjes së ish kryebashkiakut. Siç shihet dhe nga kët pamje, Rama është futur vetëm në SPAK, pa shoqërinë e ndonjë avokati nga dera kryesore e institucionit dhe qëndrojë aty ku u mor në pyetje për gati 1 orë e gjysme.
Sipas informacioneve ish-kryebashkiaku u pyet nga seksioni i korrupsionit që është ngritur në SPAK, ku prezent përveç prokurorit kanë qenë edhe dy agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Sipas burimeve paraprake, dhe jo zyrtare nga institucioni i akuzës ai dyshohet se është pyetur mbi një tender për abuzimet me paratë publike, për një tender të bërë nga Bashkia Dibër për disa kanale vaditëse.
Por, nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë pyetur nga SPAK edhe për hetimet që po kryhen për koncesionin e sterilizimit, pasi ish kryebashkiaku ka qenë mjek dhe drejtor i Spitalit të Dibrës, prej disa vitesh.
Muharrem Rama mori detyrën e kryebashkiakut të Dibrës më shtator të vitit 2016-të, ku zëvendësoi Shukri Xhelilin, të shkarkuar pas publikimit të një videoskandali, ku i kërkonte favore seksuale një vartëseje të tij në bashki në këmbim të një vendi pune më të mirë. Ndërsa është specializuar për kirurgji të përgjithshme në vitet 1993-1997, pas së cilit u emërua kirurg në spitalin e Peshkopisë.
(E.K/Faxweb.al)