18:50 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“1 orë tek spitali në Tiranë”/ Aulon Kalaja flet për djalin e sëmurë prej 8 vitesh: E çuan me ambulancë pa infermierë

21:53 | 08/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“1 orë tek spitali në Tiranë”/ Aulon Kalaja flet për djalin e sëmurë prej 8 vitesh: E çuan me ambulancë pa infermierë

Kodi i ri Penal cakton se do të dënohen me tre vite burg qytetarët që protestojnë dhe bllokojnë rrugët. Për të folur për kodin e ri Penal, i ftuar në studio është gazetari Aulon Bej Kalaja

Kalaja është shprehur se Rama njeh vetëm fjalën burg. Gazetari thotë se 3 vite burg është vendim jo-proporcional. Gjithashtu, Kalaja ka thënë se Rama dënon me burg shqiptarët për energjinë, por Veliaj po abuzon duke lënë Tiranën pa ujë.

Më tej, gazetari shprehet se gjykata ka dhënë vendime “copy-paste”, dhe gjithashtu Kalaja zotëron disa dokumenta që janë dhënë masa arresti për 28 qytetar që kanë marrë pjesë në protestat e opozitës, ku 8 prej tyre nuk jetojnë në Shqipëri ose nuk janë nga Tirana.

Gazetari është ndaluar edhe tek familja Xhangolli në Korçë me djalin e sëmurë, e ndjekur nga FaxNews pak ditë më parë.

Babai i Erjon Xhangollit, i sëmurë prej 9 vitesh  dhe që po lufton me vdekjen ndërkohë që ai ështrë trajtuar edhe në një spital grek, në të cilin ai thotë se i kanë dhënë shpresë por që nuk ka para për të përballuar shpenzimet.

Gazetari shprehet se qeveria e solli në Tiranë për 1 orë, sa për shoë dhe e kthyen Erjonin në Korçë, në një ambulancë pa asnjë infermierë.

“Qeveria po heq të drejtën e fjalës së lirë. Duhet ti kujtoj kryeministrit në detyrë se protesta janë e drejtë e sanksionuar në Kushtetutën e Shqipërisë. Protesta bëhen kudo, në çdo vend të botës. Nuk futemi në Europë pa protesta.

Kjo e drejtë bie në kundërshtim me këtë vendim që ai ka marrë. Të dënosh një qytetar shqiptar se proteston në rrugë, me 3 vite burg kemi t bëjmë me një vendim jo-proporcional.

Në parlament kemi dëgjuar shumë kryeministrin që thotë “5 vjet burg për atë vjedh energji, 5 vjet burg për ujin”, por janë vetë këta që abuzojnë. Në fjalorin e Ramës jeton vetëm fjala “burg”. Ndërkohë, Veliaj abuzon duke lënë Tiranën pa ujë.

Gazetari shprehet se Gjykata ka dhënë vendime “copy-paste” dhe se prokuroria nuk ka bërë verifikime për personat që dhënë masa arrest me burg.

“Sot ka hyrë në fuqi ky ligj. Gjykata ka dhënë vendime “copy-paste”. Në dokumentat që unë kam, janë masa arresti për disa qytetar që kanë qënë pjesë të protestave të opozitës. Janë duke tek 28 qytetar. Por e çuditshme është se një nga këta emra, personi jeton prej 10 vitesh në Greqi dhë nuk ardhur në Shqipëri, por këtu rezulton të jetë në protestë. Por nuk është bërë asnjë verifikim.

Mua përshumbull më kanë persekutuar. Më kanë hequr familjen nga puna.”

I pyetur nëse do ndalohen protestat pas këtij ligji, Kalaja thotë se “jo, pas këtij ligji, do të nisin protesta të tjera edhe më të mëdha. As banorët e Astir, dhe askush tjetër nuk do të stepen.”

Më tej gazetari ka folur edhe për Erjon Xhangollit, i sëmurë prej 9 vitesh  dhe që po lufton me vdekjen. Kalaja shprehet qeveria i kërkoi numrin e familjes së Erjonit dhe se e morën djalin e sollën në Tiranë vetëm për një orë dhe e nisën më pas për Korçë.

“Kryeministri u zotua se do të merrej vetë me këtë rast, edhe ministrja e shëndetësisë. Por për 8 vite aty e kanë patur atë djalin por asgjë nuk kanë bërë. Më kërkuan numrin e tij, ja dhash. Unë besova se për këtë njeri do të bëjnë diçka sepse nuk bëhej fjalë për një sho, por për një të sëmurë. Por çfarë ndodhi? E kanë marrë djalin së bashku me një television të caktuar kombëtar, i kishin çuar edhe krevatin ortopedikë, e kanë çuar edhe madje nga Korça në spitalin Ushtarak në Tiranë. Menduam se do shërohej aty por vetëm një orë e kanë mbajtur tek Ushtaraku. E kanë çuar drejt Korçës me një ambulancë pa infermierë.”

Vendimi i gjykatës për banorët që thuhet se kanë qënë të pranishëm në protestë
Vendimi i gjykatës për banorët që thuhet se kanë qënë të pranishëm në protestë
Vendimi i gjykatës për banorët që thuhet se kanë qënë të pranishëm në protestë

(K.H/Faxweb.al)

Etiketa: Aulon Bej Kalajabllokimi i rrugevekodi i ri penal
Pas

Vendimi për hapjen e negociatave me Shqipërinë, parlamenti hollandez nis diskutimet

Para

E prezantuan si strateg dhe gjeni, Milani shkarkon trajnerin me dy fjali

Para
E prezantuan si strateg dhe gjeni, Milani shkarkon trajnerin me dy fjali

E prezantuan si strateg dhe gjeni, Milani shkarkon trajnerin me dy fjali

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Dënim maksimal për zjarrvënësit e qëllimshëm”/ Balluku: Do ketë penalitete, identiteti i tyre do bëhet publik

Kodi i ri penal, burg kush bën komente kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve. Dënohen edhe gazetarët që publikojnë të dhëna sekrete

Mbytet në det një turiste çeke në plazhin e Qerretit

Zjarri në Delvinë, policia ka nisur evakuimin e banorëve të fshatit Kalasë

Vlorë/ Prishi qetësinë publike duke vënë muzikë mbi normat e lejuara, gjobitet me 2 mln lekë pronari i një beach bari në Dhërmi

Tragjedi në Itali! Me rroba të lagura me benzinë dhe shenja dhune në qafë, 11-vjeçarja humb jetën në Palermo, hetimet zbulojnë detaje të tmerrshme

Thellimi i krizës së urisë, ushtria izraelite njofton ‘pauzë taktike’ në luftimet në disa pjesë të Gazës

Incidente në protestën pro-palestineze në Berlin, plagosen 17 policë dhe arrestohen 57 demonstrues

Paskuqan/ Plagoset gjatë punës në kantier ndërtimi një 58-vjeçar, policia arreston inxhinierin (EMRAT)

Polici dhunoi kamarierin në Vlorë, reagon Rama: Përjashtimi nga detyra është vetëm masa e parë, do përballet me drejtësinë sapo të dalë nga spitali

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.