Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja që tronditi mbrëmjen e djeshme zonën e ish Bllokut, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën tre të tjerë.
Burime bëjnë me dije se sherri ka nisur për këngëtaren e njohur Elvana Gjatën. Këngëtarja ishte në shoqërinë e të dashurit të saj, një biznesmen i njohur kur disa persona, miq të Ervis Martinit e kanë ngacmuar duke provokuar sherrin dhe më pas palët kanë nxjerrë armët duke sjellë kasaphanën që ndodhi.
Autori i vrasjes emri i të cilit nuk bëhet i ditur për shkak të hetimeve është ekspert i përdorimit të armëve. Sipas burimeve autori është efektiv i forcave komando.
Deri në këto momente, policia nuk ka nxjerrë detaje zyrtare për ngjarjen përveç një njoftimi të shkurtër pak minuta pas ngjarjes mbrëmjen e kaluar.
Në orët në vijim pritet që policia të dalë në një reagim zyrtar për ngjarjen.
Gjithashtu policia ka sekuestruar në ambientet e Kopshtit Botanik një mjet motorik që dyshohet se ka lidhje me vrasjen e ndodhur mbrëmë në zonën e ish-Bllokut.
Mjeti motorik i sekuestruar dyshohet se ka transportuar personin që kreu atentatin në ambientet e jashtme të lokalit, dhe ende nuk ka burime të sigurta nëse në ngjarje ka qenë një apo më shumë autorë. Derimë tani ka rreth 20 persona të shoqëruar.
Nga atentati mbetën të plagosur Ervis Martinaj, Laert Hasa dhe një i tretë, ende i paidentifikuar.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post