11:44 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

1 ton drogë në Greqi, identifikohen 4 shqiptarët e arrestuar (Emrat)

17:21 | 01/10/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
1 ton drogë në Greqi, identifikohen 4 shqiptarët e arrestuar (Emrat)

foto ilustruese

Katër shqiptarë të moshave 42, 25, 35 dhe 42 vjeç janë arrestuar nga policia greke pasi dyshohet se janë pjesë e klanit mafioz që kryente transportin e lëndëve narkotike nga Shqipëria për në Turqi.

Departamenti i Antidrogës së Rojes Bregdetare greke, ka zbuluar mesditën e së hënës, një sasi prej 1 ton kanabis me vendin Piperi të ishullit Alonis, në detin Egje. Sipas policisë greke, lënda narkotike u gjet e paketuar në kuti të ambalazhuara, të cilat ishin fshehur në një shpellë të vogël në brigjet e ishullit. Sipas Top Channel, shqiptarët e arrestuar në këtë aksion janë: Hajri Shehaj, Aleksandër Brozi, Renato Dalipaj dhe Gjergji Xhezo.

Ndërkohë, Zëri i Amerikës thotë se policia greke dha ditën e sotme të dhëna zyrtare lidhur me operacionet ndaj një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës, anëtarët e të cilit ishin përfshirë në transport të sasive të mëdha të marijuanës nga Shqipëria, përmes Greqisë në Turqi në shkëmbim të sasive të heroines që kalonte po nga Greqia për në Shqipëri.

Drejtori i Sigurisë së Atikës, Petros Xheferi tha për gazetarët se gjatë operacioneve janë arrestuar 4 anëtarë të rrjetit dhe janë sekuestruar 1,172 kilogramë marijuanë e papërpunuar. Ndërsa Drejtori i Zyrës së Prokurorisë Kundër Narkotikëve dhe Trafikimit të Drogave Spyridhon Evangjelidhis tha se operacionet nisën më 25 shtator pas evidentimit të dy motoskafëve që përpiqeshin të transportonin drogë në brigjet turke në zonë e Egjeut Verilindor. Efekti i parë ishte bllokimii i njërit skaf me shpejtësi të lartë dhe arrestimi i tre shetave shqiptarë në bord. Katër ditë më vonë sipas prokurorit u gjet edhe skafi i dytë me një person në bord. Më 30 shtator roja bregdetare greke zbuloi në një shpellë në ishullin e pabanuar “Piper”, në zonën detare të Sporadhes , sasinë e madhe të marijuanës që e kalonte një ton.

Nga të dhënat hetimore rezulton sipas zëdhënësit të policisë greke se përzgjedhja e skafeve me shpejtësi të lartë ishte për t`i bërë ato të afta për transportimin e sasive të mëdha të marijuanës së papërpunuar. Skafet kishin gjithashtu të instaluar motorë shumë të fuqishëm për të zhvilluar shpejtësi shumë të mëdha ndërsa kishin siguruar edhe depozita karburanti që të mund të udhëtohej në distanca të gjata dhe autoritetet e zbatimit të ligjit të mos arrinin ti ndalonin.

Rrjeti, sipas zëdhënësit të policisë greke, përzgjidhte persona me eksperiencë dhe të aftë të drejtimit të mjeteve lëvizëse në det të cilët zgjidhnin mot shumë të keq mundësisht me stuhi dhe erë të fortë mbi 5-6 ballë për të kryer transportimin e sasive të narkotikëve . Sipas zëdhënësit të policisë greke trafikantë transferoni shumicën e sasive të papërpunuara të marijuanës në brigjet turke dhe më pas e shkëmbeni me sasitë e heroinës. Policia greke tha se ka zbuluar komunikime përmes aplikacioneve në internet të rrjetit dhe ka sekuestruar prova të tjera. Tre nga të arrestuarit do të dalin përpra gjykatës në Mitiliny ndërsa një nga të arrestaurit në Volos.

Etiketa: 1 TON DRGOEgreqishqiptar
Pas

Abuzim me pronat, arrestohet drejtori i Kadastrës. Në kërkim edhe ish-drejtori i ALUIZNI-t

Para

VIDEO/ Klithma dhe zi në familjen Dakuci, dalin pamjet nga vendngjarja ku u shënuan 3 viktima

Para
VIDEO/ Klithma dhe zi në familjen Dakuci, dalin pamjet nga vendngjarja ku u shënuan 3 viktima

VIDEO/ Klithma dhe zi në familjen Dakuci, dalin pamjet nga vendngjarja ku u shënuan 3 viktima

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli “rrëmben” anijen me aktivistë ndërkombëtarë, po dërgonin ndihma drejt Gazës

FSHF falënderon Policinë e Shtetit për sigurinë e garantuar gjatë ndeshjes Shqipëri–Serbi

Shfaqet murtaja në Bulqizë, ngordhin 150 bagëti në Martanesh

Manja: Dixhitalizimi i sistemit gjyqësor, një ndër investimet më të mëdha që kemi ndërmarrë! Në 2027, mikpresim Kongresin Botëror të Drejtësisë

Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska, dyshohet si i përfshirë në korrupsion! Sekuestrohen 45 mijë euro

Parakaloi rrezikshëm në rrugë duke i dalë përpara kamionit, gjobitet shoferi në Lezhë

Aksion për objektet pa leje në Himarë, prishen disa godina në Jalë dhe Dhërmi

Vrasja e biznesmenit Edmond Papa, Gjykata e Tiranës dënon me 55 vite burg autorin dhe shokun që e ndihmoi

Protestat në Los Angelos, grupi i të drejtave civile në Amerikën Latine: Trump po kërkon të krijojë trazira!

Dy trupa të pajetë u gjetën në një park të Romës, del autopsia: Viktimat, nënë e bijë! Misteri i vrasjes së gruas 40-vjeçare dhe foshnjës 6-muajshe! Në kërkim një burrë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.