Ministri i Brendshëm bavarez, Jochaim Herrman, ka bërë deklaratë për sasinë prej 1.8 ton kokainë të kapur në Gjermani.
Herrman ka folur për aksionin ku janë arrestuar 12 shqiptarë.
Herrman ka thënë se operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me policitë e disa vendeve.
Në një deklaratë për mediat, ai tha se u shkatërrua një organizatë aktive në trafikun ndërkombëtar të drogës.
Dymbëdhjetë persona u arrestuan, shumica e të cilëve janë shqiptarë.
Ministri gjerman tha se disa prej shqiptarëve të arrestuar banojnë dhe janë rezidentë në Gjermani.
Nga hetimet e deritanishme, është zbuluar se kjo bandë ka trafikuar 1.8 ton kokainë, vlera e së cilës shkon në 400 milionë Euro.
(F.G/Faxweb.al)