Një kamion me targa shqiptare është ndaluar ditën e djeshme në pikën e kalimit kufitar me Greqinë. Në të gjendeshin jo pak po rreth një ton drogë e llojit marjuanë.
Sipas informacioneve të para, sasia e drogës ishte vendosur në një kamion frigoriferik, pikërisht pas pjesës së frigoriferit të mjetit.
Ndalimi i drogës u bë rastësisht në momentin që doganieri i turnit i kërkoi drejtuesit të kamionit të hapte kamionin për një kontroll rutinë, por ky i fundit, në vend që të bindej u largua me vrap në drejtim të kufirit të gjelbër, drejtë Shqipërisë. Pas kësaj, autoritet gjetën kanabisin dhe sekuestruan kamionin.
Pas komunikimit me palën shqiptare, është shpallur në kërkim shoferi shqiptar i kamionit. Lidhur me ngjarjen kanë filluat hetimet.
Autoritete greke janë vënë në alarm pasi kohët e fundit po devijohet trafiku i narkotikëve nëpërmjet rrugëve tokësore. (E.K/SHUPLAKA)