Sheshi përpara Teatrit Kombëtar dhe Ministrisë së Brendshme është ndarë sot në dysh, në njërën anë qendrojnë artistët dhe në anën tjetër të rinjtë që kanë përfunduar akademinë e policisë.
Fakti që pjesë e ceremonisë për diplomimet e akademisë së policisë do të jetë dhe kryeministri Edi Rama, ka bërë që mediat të mos lejohen të afrohen përpara Miistrisë, pasi gjithçka do të transmetohet në ERTV.
Nga ana tjetër artistët qëndrojnë përpara ambienteve të sheshit kombëtar, dhe shprehen se kjo po ndodh është një provokim i drejpërdrejtë ndaj tyre.
Statusi i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit i bërë mbrëmjen e djeshme:
Nesër paradite rreth orës 09.00 -10.00 Kryeministri Rama do të marrë pjesë ne ceremoninë e diplomomit të oficerëve të rinj të policisë e cila do të zhvillohet tek Ministria e Brendshme para sheshit të Teatrit. Kjo ceremoni është zhvilluar çdo vit në ambjentet e Akademisë së Rendit.
Nga informacionet që kemi do të vijnë forca të shumta policie, të cilat do të rrethojnë Teatrin Kombëtar nën justifikimin e ceremonisë për të mos e lëshuar më. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit së bashku me mbështetësit e saj do të kalojnë sonte natën dhe nesër gjithë ditën brënda sallës dhe në sheshin e Teatrit Kombëtar, në mbrojtje të tij.
U bëjmë thirrje mbështetësve të kauzës së Teatrit të na bashkohen sot natën dhe sidomos nesër në mëngjes me praninë e tyre.
Ne nuk do ta lëshojmë Teatrin