Fax News shënjoi një ditë më parë 1 vjetorin e hapjes së tij, si zëri i të vërtetës dhe pa censurë, përkrahësi i interesit të qytetarit të thjeshtë, atij të papërkrahurit, atij që hallet dhe brengat e jetës ia kanë sjellë në majë të hundës, ndërsa sheh si mbështetje medien por edhe aty vëren se nuk mund të çajë, sepse edhe ajo është e kapur. Kjo kapje nuk ka vend tek Fax News, gjë që është dëshmuar prej themelimit të tij e deri më sot, me rastin konkret të transmetimit të protestës së shoqërisë civile dhe qytetarëve të thjeshtë kundër politikanëve të inkriminuar, dhe në përkrahje të një 25-vjeçareje të dhunuar nga biri i një deputeti.
Informim pa censurë dhe të qenit në shërbim të qytetarit pa dallim përkatësie etnike, fetare, race e politike, është detyra që Fax News i ka vënë vetes. Me plot përkrahës, por dhe shumë kundërshtar.
Sot figura të njohura për publikun, por edhe qytetarë që duan të vërtetën, në 1-vjetorin e kësaj medieje, në vend të urimit kanë zgjedhur të vlerësojnë televizionin i cili është në shërbim të qytetarëve të thjeshtë, e jo politikës.
1 vit “Fax News” dhe mjaft urime që mbërrijnë sot si “lutje” për të vetmin zë të lirë në Shqipëri.
Gazetari Dritan Kaba, i indinjuar nga censura mediatike e protestës para Kryeministrisë, teksa vlerëson Fax News për të qenit dritare e qytetarëve të thjeshtë, ka shkuar deri aty sa i kërkon Fax News që të hapë një llogari bankare, ku qytetarët të derdhin kontributin e tyre.
“Do i kerkoja drejtuesve te Fax News te publikojne nje numer llogarie ku qytetaret te kontribuojne financiarisht per kete media realisht te lire.
Shume media te lira kudo ne bote e praktikojne kete menyre donacioni.
Dhe kush e ndjen veten te lire do kishte deshire te kontribuonte per lirine e medias dhe lirine e tij.”, – shkruan Kaba.
Njerëzit në këtë vend ku liria blihet lehtë nga politika, njerëzit të dëshpëruar për një zë të lirë e të pavarur të medias, janë të gatshëm për tu sensibilizuar e kontribuar me të ardhurat e tyre.
Krahas Dritan Kabës, edhe një tjetër figurë e njohur e medies në vend, Andi Bejtja, i ka vlerësuar pasqyrimin e realitet nga Fax News.
Ai shkruan se sërish vetëm Fax News e jep protestën.
“Ne vend te nje urimi ne pervjetorin e Fax News
Prape vetem Fax News e dha protesten e shoqerise civile…Fax News vetem jep protesten e Teatrit…Fax News vetem debatin e hapur te ineceratoreve…ja kemi te gjithe nje borxh ketij televizoni i vetmi qe po mban pa plasur venat e demokracise…ndaj bejani nje nder vetes meqe per nje dy ose disa aresye nuk protestoni dot apo dhe nuk flisni dot….Nje euro nuk ja jepni dot, por nje “like” mund tja beni…fshini nga telekomanda shumicen e televizoneve informative dhe ato te pergjithshme qe nuk e japin ne lajmet e tyre kete proteste dhe mbajeni telekomanden te Fax News, do respektoni veten dhe Shqiperia padyshim do jete me e mire…Duhet ta kishit bere me kohe, ne fakt, por mund ta beni dhe sot perpara se e perdhunuara te dale e virgjer..”, – shkruan Bejtja.
Një tjetër reagim vjen edhe nga Avokati Altin Goxhaj, i cili shprehet ndër të tjera: “Sot Fax News TV ka 1 Vjetorin e transmetimeve te veta por ne fakt ky eshte edhe 1 Vjetori i i te vetmit TV te lire dhe te vertete ne Shqiperine e RiVdekur prej 5 vjetesh nga Rilindja Sorosiane!
Vec prej 1 viti ky TV me kushte modeste financiare per shkak te bllokades represive financiare te Diktatures EDveriste ka arritur te hyje ne cdo shtepi, ekran TV, kompjuteri apo celulari, ne cdo shtepi, lokal jo vetem te Shqiperise, on air apo online, dhe ngjason vec me Zerin e Amerikes ne vitet e Diktatures Enveriste 1988-1990!”
Reagim ka pasur edhe nga kandidati për kreun e FRPD dega Durrës, Artion Barjamaj, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale vlerëson Fax News, ndërsa ironizon me televizionet e tjera, që censuruan protestën në përkrahje të 25-vjeçares së dhunuar Xhisiela Maloku.
“Nje falenderim i vecante per News 24, Abc News, Report Tv, TVSH te cilet edhe pse perballe kryeministrise po behet nje nga protestat me te rendesishme te te gjithe vitit, gjejne kohen te transmetojne intervista ministrash, lajme futbolli etj…
Respekt per Fax News qe po transmeton cdo gje nga protesta…
Kontrollojini vete tani stacionet, do kuptoni se cila jane mediat e kapura nga qeveria!”. – shkruan Barjamaj.
Duke falënderuar të gjithë përkrahësit dhe mbi të gjitha qytetarët që kanë besuar dhe besojnë Fax News, si një dritare të së vërtetës, pa censurë dhe duke iu gjendur në krah çdo qytetari të thjeshtë e sidomos atyre në nevojë, ju themi se ne do të vijojmë të jemi këta që kemi qenë sot e një vit më parë. Në krah të qytetarit të thjeshtë, të vërtetës, e përballë të keqes.
(B.B/ Faxweb.al)