Në 1 vjetorin e ndarjes nga jeta të së ëmës së tij, kryeministri Edi Rama ka postuar një foto nga varri i prindërve, për të cilët thotë se lutet për të qenë i denjë për dashurinë e tyre.
Rama shkruan se kur vdes babai, fëmijës i duhet të bëhet burrë, e kur i vdes nëna bëhesh fëmijë pavarësisht moshës.
Aneta Rama ndërroi jetë vitin e kaluar në datën 1 Gusht, pas një sëmundje nga e cila vuante prej kohësh.
Rama:
Kur vdes babai bëhesh burrë, kur vdes nëna bëhesh fëmijë dhe kur të dy të shohin nga lart, lutesh të jesh i denjë për dashurinë e tyre…