12 Tetori i vitit të shkuar ka qenë më i hidhuri për familjen Prifti, pasi pikërisht kryefamiljari dhe babai i tre fëmijëve Dritani u nda nga jeta.
Në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të të atit, vajza e ish-ministrit e kujton me një mesazh prekës, ku shihen qartë dhe ngjyrat e mallit.
“Çdo ditë unë shoh jashtë në botë dhe të shikoj ty në çdo gjë dhe kudo. Ti u bërë drita ime udhërrëfyese çdo ditë dhe çdo natë, më mungon kaq shumë baba”, shkuan në një postim në rrjetet sociale e bija e Dritan Priftit.
Një emocion të veçantë përcjell edhe përmes fotografisë së publikuar, ku shfaqet përballë me një pikturë të të atit, e nga sytë e saj rrezaton dashuria dhe del në pah malli, për njeriun e dashur.
Edhe djali i Dritan Priftit i kushton një mesazh prekës të atit: “Më i lumturi në botë në prehrin tënd ba! Më mungo pa fund çdo gjë e jotja”.