20:35 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

1 vit nga vrasja e Ardit Gjoklajt, drejtësia ende pa u vendosur në vend

12:12 | 07/08/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Prova e re rrëzon mbrojtjen, Ardit Gjoklaj u vra brenda në landfill

Ka kaluar sot një vit nga 1-vjetori i vrasjes së të riut Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës, vdekja e të cilit ka ngritur pikëpyetje të shumta.

Pista kryesore e vdekjes së tij ka qenë ajo e goditjes në kokë nga një eskavator aty pranë, sakaq janë hedhur dhe dyshime ndaj institucioneve të hetimit për shkak se kanë mbyllur sytë në lidhje me çështjen.

Po ashtu pyetja që shtrohet është sesi një i mitur lejohej të punonte dhe ku është roli i Bashkisë së Tiranës në të gjithë ngjarjen.

Protestat e shoqërisë civile kundër kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj kanë qenë të shumta, ku në mënyrë direkte ai është akuzuar si i përfshirë në ngjarje, për shkak dhe të lidhjes së përfolur me kompaninë që merret me riciklimin e mbetjeve në Sharrë.

Po ashtu mjaft është komentuar dhe një takim që Veliaj ka pasur me Prokurorin e çështjes. Dy janë deri më tani personat që janë përballur me drejtësinë për vdekjen e Arditit: Përgjegjësi i turnit i kompanisë “3R” që menaxhonte përpunimin e mbeturinave, shtetasi Dëfrim Hakrama, si edhe fadromisti Edmond Kollari, nuk kanë respektuar rregulloret për mënyrën e punës, si pasojë e të cilave ka mbetur i vdekur shtetasi Gjoklaj, i cili punonte pranë kësaj kompanie.

Për këtë çështje, krahas hetimeve të nisura për vdekjen e 17-vjeçarit, janë duke u zhvilluar hetime edhe për përgjegjësitë e mundshme të kompanisë “3R”, shoqërisë “Eco Tirana” dhe Bashkisë së Tiranës, bazuar në një kallëzim të dorëzuar nga grupi i këshilltarëve bashkiakë të Partisë Demokratike.

Hetimi për kompanitë dhe Bashkinë e Tiranës u veçua nga hetimi kryesor për vdekjen e Ardit Gjoklaj, për faktin se po përfundonin afatet e paraburgimit për dy personat e konsideruar përgjegjës për vdekjen e punëtorit, për të cilët përfundoi hetimi dhe u dërguan për gjykim. 

E sa kohë që ka kaluar një vit dhe përgjegjësit mbeten ende pa u ndëshkuar shpresat janë të pakta që drejtësia të vendoset në vend.

(E.K/SHUPLAKA)

1 vit nga vrasja e Ardit Gjoklajt
Etiketa: ardit gjoklajnje vit nga vrasja
Pas

190 mijë persona firmosin kundër zyrtarizimit së Brigitt si zonjë e parë: Nuk duhet të paguhet nga paratë e shtetit

Para

Kush është aktori britanik që Lady Diana iu rrëfye për jetën intime me Princin Charles

Para
Kush është aktori britanik që Lady Diana iu rrëfye për jetën intime me Princin Charles

Kush është aktori britanik që Lady Diana iu rrëfye për jetën intime me Princin Charles

Discussion about this post

 



Të Fundit

CEO i kompanisë së inteligjencës artificiale, ja cilat vende pune rrezikojnë të zhduken!

Kombëtarja shqiptare në ndeshjen me ekipin serb, Ervin Baku: Djemtë janë në formë, duhet të jemi të ftohtë e të bashkuar

Ervin Baku: Ndeshja me Serbinë tejkalon kufijtë sportivë, por ne duhet të tregojmë qytetari

Sulmuesi shqetëson sërish Silvinjon, Kombëtarja vijon përgatitjet për ndeshjen me Serbinë

Mbështetja e aleatëve për Kievin, ministri i Mbrojtjes i Ukrainës përshëndet ‘fazën e re’

11 të vdekur nga përleshjet jashtë stadiumit të kriketit në Indi

Mekaniku u plagos rëndë pasi i ra mbi trup pllaka e ferrokromit, Inspektorati Shtetëror i Punës i vendos shiritin e bllokimit kompanisë “AlbChrome”

“Nuk duan paqe ata që veprojnë si terrorista”/ Putin pas sulmeve: Kievi kërkon pushtet

Gjermani/ Deutsche Welle: Numri i incidenteve antisemite po rritet ndjeshëm, 8627 incidente në 2024

E bujshme nga Italia/ Donnarumma mund të largohet nga PSG pas fitores së Champions-it, tre gjigantë europianë në garë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.