17:29 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

1 vit nga vrasja e pazbardhur e Artan Cukut/ Miqtë dhe bashkëshortja e tij në një rrëfim prekës

08:20 | 09/04/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
1 vit nga vrasja e pazbardhur e Artan Cukut/ Miqtë dhe bashkëshortja e tij në një rrëfim prekës

Ka kaluar tashmë një vit nga vrasja e komisarit Artan Cuku, dhe ende mbeten mister shkaqet e vrasjes së tij. Përmes një dokumentari, kolegë, miq dhe familjarë të tij e kanë sjellë në kujtesë komisarin që u vra në derën e banesës së tij në ‘’rrugën e kosovarëve” në kryeqytet.

Në një libër që mban firmën e ish-kryepolicit Ahmet Prenci dhe një dokumentari të përgatitur nga gazetarja Ardita Bala, të titulluar “In Memoriam” shfaqej ana e panjohur e Artan Cukut, të cilit në një vjetorin e vdekjes iu akordua dhe titulli ‘Qytetar nderi i Dibrës’.

Përmes rrëfimeve të familjarëve dhe miqve ne sytë e të gjithëve, u pa njeriu i palodhur, i cili gjithë jetën ia kushtoi policisë së shtetit dhe luftoi pa kompromis krimin.

Me guximin e një gruaje që po rrit e vetme dy fëmijë të vegjël, të cilët dora e krimit i la jetimë, Mariola rrëfen se kush ishte Artan Cuku brenda mureve të shtëpisë.

12 muaj pas ngjarjes së rëndë të gjithë kërkojnë të dinë, përse u vra komisari? Po ndërsa hetimet ende si kanë dhënë zgjidhje kësaj dileme të madhe, miku dhe bashkëpunëtori i tij, Tonin Vocaj e ka një përgjigje.

“Tani u vra nga dora e krimit”– thotë ai. Po a kishte frikë kryekomisari që përballej përditë me kriminelët? A u step ai përballë tyre, kur shteti i tij e flaku në rrugë?

Ikja e babait të dy fëmijëve, që pengun e madh të jetës kishte rikthimin ne radhët e policisë, ka lënë pas shumë dhimbje. Çdo ditë që kalon mungesa e tij sa vjen e bëhet edhe më e madhe.
Plaga që iu hap në zemër, më gjëmën që i ndodhim, nuk do të mbyllet kurrë. E gjithë bota iu përmbys, kur ai u largua nga jeta, e pavarësisht kësaj, Mariola rrëfen arsyen që e mban të fortë.

“E vetmja gjë që më mban të fortë janë këto grimcat që mundohem t’i bëj bashkë dhe të them që ne jetuam bashkë shumë fort dhe shumë intesivisht. Rrëmujshëm… çmendurisht, por jetuam”– thotë bashkëshortja.

https://www.youtube.com/watch?v=WauI0GQtukE&feature=youtu.be

Etiketa: Artan Cukukomisari cuku
Pas

Loja e rrezikshme-Kur gruaja të rrëshqet nga duart (Video)

Para

Eni Çobani zbulon anën e panjohur të saj: Këtë ta thotë një vajzë që i mungon…(Video)

Para
Eni Çobani zbulon anën e panjohur të saj: Këtë ta thotë një vajzë që i mungon…(Video)

Eni Çobani zbulon anën e panjohur të saj: Këtë ta thotë një vajzë që i mungon…(Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përpjekja për konstituimin e Kuvendit, përfundon takimi mes Kurtit dhe Limajt

Trump: Së shpejti do të lirohen edhe 10 pengje të tjera nga Gaza

Berlin: Biznesmeni Serb dënohet me 5 vjet burg

Anija turistike përmbyset mes stuhisë në Vietnam, të paktën 27 viktima

Masakër në Gaza! Të paktën 90 të vrarë nga sulmet izraelite, mes tyre edhe civilë që prisnin ndihma humanitare

Fëmija 8-vjeçar nga Kosova humbet në plazhin e Shëngjinit, gjendet pas një ore nga policia

Armëpushim i ndërmjetësuar nga SHBA-ja: Siria forcon praninë ushtarake në Suveida

Alarm në Dukat: zjarri rrezikon Parkun Kombëtar të Llogarasë!

Gjyqi për vrasjen e Renis Dobrës/Momenti kur Fatjon Bushgjoka dhe Petrit Çakrri dalin nga salla e gjyqit

Përkeqësohet situata e në parkun Kombëtar “Lurë mali Dejës”, zjarri rrezikon stanet me 100 krerë bagëti të imtë, gjedhë e koshere blete

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.