15:39 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

1 vit para zgjedhjeve, ia behin sondazhet: Kë nxjerr fitues Eduard Zaloshnja (Rezultatet)

08:57 | 14/05/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
ANALIZA/Parlamenti si Asamble PS-je dhe tallja me servirjen e programit. A e ka ndarë mendjen Basha?!

Edhe pse duhet më shumë se një vit nga zgjedhjet lokale, kanë nisur ndërkohë sondazhet. I pari që e ka hedhur një të tillë në treg është Eduard Zaloshnja. Nuk dihet nëse Zaloshnja mund të ketë marrë ndonjë sinjal për zgjedhje të parakohshme.

E nuk kishte si të ndodhte ndryshe, sipas sondazhit të Zaloshnjes PS-ja do të merrte 47% të votave nga zgjedhësit e gatshëm për të votuar.

Nga ana tjetër përveç sondazheve, media të ndryshme kanë nisur të lakojnë edhe emra për kandidatët e mundshëm për bashkitë.

Zaloshnja shkruan:

PS-ja do të merrte votat e rreth 47% të zgjedhësve të gatshëm për të votuar sot, PD-ja rreth 36% dhe LSI-ja rreth 13% (partitë e tjera do të merrnin diferencën).

Kështu më rezultoi nga sondazhi elektronik i këtij muaji, në serinë e sondazheve që kam zhvilluar kohët e fundit për revistën Folloë Business Albania, e cila publikohet nga firma CROSG®. Konkretisht, të anketuarit iu përgjigjën (përmes klikimit), këtyre dy pyetjeve:

Për kë do të votonit, nëse do të zhvilloheshin zgjedhjet sot?

Për kë votuat në qershor 2017?

Sondazhi u krye me 1350 të anketuar në rang kombëtar, për ta përfaqësuar elektoratin shqipëtar sa më mirë, demografikisht dhe politikisht. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor për këtë sondazh është plus/minus 2.7%

Rënia e pjesëmarrjes duket se ka prekur të gjitha partitë, përveç PD-së, e cila ka regjistruar një fare rritje të përkrahjes (në krahasim me përkrahjen tejet të ulët që pati në zgjedhjet e vjetshme).

Nga analiza e përgjigjeve të të anketuarve, rezulton se tkurrja e përkrahjes është më e theksuar tek partitë e vogla (PDIU, LIBRA, FRD, SFIDA, PSD, etj.). Për çdo 100 të anketuar që kishin votuar vjet për këto parti, sot janë gati të votojnë për to vetëm 42. Dhe kjo shpjegohet me faktin se disa nga partitë e vogla pothuaj janë shkrirë fare.

Ndër 630 mijë zgjedhësit që nuk janë gati të votojnë për anjërën nga partitë aktuale, rreth 160 mijë janë sot të lëkundur (mes votimit dhe mosvotimit). Ndër ta, rreth 20 mijë votuan vjet për PD-në, ndërsa rreth 140 mijë të lëkundurit e tjerë votuan vjet për partitë “e majta” (PS, LSI, PDIU, PSD, LIBRA, SFIDA, etj.), ose nuk votuan fare.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: Bashalulzim basha
Pas

‘Mblidhja koshave të plehrave’, Eleni Foureira tregon vështirësitë e kohës kur iku në Greqi

Para

E hënë, moti sjell të papritura, priten reshje në të gjithë territorin

Para
Keni plane për fundjavën? Ky do të jetë parashikimi i motit

E hënë, moti sjell të papritura, priten reshje në të gjithë territorin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kryepeshkopi Joan vizitë zyrtare në Patriarkanën Ekumenike të Kostandinopojës: Vijmë nga toka e Ilirikut, ku apostull Pavli shpërndau farën e Ungjillit

Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme/Reagon Kaja Kallas: BE-ja ka qenë gjithmonë e qartë! Iranit nuk duhet t’i lejohet kurrë të pajiset me armë bërthamore!

“Do e djegim të gjithë Teheranin”, ministri i Mbrojtjes i Izraelit kërcënon Iranin

Përfshihet nga flakët rrokaqielli në Dubai, evakuohen 400 banorë nga godina, pamjet e frikshme

PAMJET/ Përfshihet nga flakët e zjarrit një pikë grumbullimi hekurash! Nisin hetimet për të zbuluar shkakun e ngjarjes

Vriten edhe tre shkencëtarë bërthamorë iranianë, bilanci rritet në 9, Izraeli: Të frenojmë ambiciet bërthamore të Iranit

Dështoi dy herë të vriste biznesmenin/ Arrestohet në Tiranë Astrit Sinanaj, i dënuar me 22 vite burg

Gjykata e Apelit të GJKKO lë në fuqi sekuestron e pasurive të Arben Ahmetajt

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit: Teherani do të digjet nëse vijojnë sulmet, avionët tani janë gati drejt Iranit

Ndërron jetë në spitalin e Vlorës 69-vjeçarja amerikane, detajet e para

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.