Skamja dhe varfëria e tejskajshme ka mbërthyer familjen Bakollari në qytetin e Pogradecit. 10 anëtarë të kesaj familje jetojnë në kushte ekstreme.
Prindërit së bashku me 8 fëmijë të mitur flen dhe zgjohen me barkun bosh. E ardhura e vetme për familjen Bakollari është kempi i 5 vjecares së sëmurë me vrimë në zemër.
Drita Bakollari tregon për gazetaren e Fax News Ledjona Xheladinaj mes dhimbjes vështirësitë e mbijetesës. Kryefamiljari ndonëse i sëmurë sakrifikon të sigurojë të ardhura duke mbledhur kanace. Nëna e 8 fëmijëve apelon për ndihmë pasi dhoma në të cilën jetojnë është e shkatërruar.
‘’Rri vetë pa ngrënë që të paktën të hanë këta, nuk na ka dhënë shteti asnjë përkrahje. Apeli im si nënë është që të më ngrenë një kolibe në fshat, që të mbështjell fëmijët”, shprehet nëna.
Vajzat e mitura teksa i pyesim për ëndrrat e tyre nuk i mbajnë lotët ndërsa e vetmja dëshirë është një shtëpi ku të flenë ngrohtë
Historia e trishtë e familjes Bakollari përvec skamjes vuan edhe sëmundjen e rëndë të vajzes 5 vjec. Apeli është për cdo qytetarë apo biznesmen për të ofruar ndihmë ndërsa pushteti lokal dhe vendor mbyll sytë përballë këtyre dramave njerëzore.