23:34 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

10 biçikleta të vjedhura në Tiranë në 2 muaj, arrestohet i riu me precedent penal të mëparshëm

11:54 | 31/05/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
10 biçikleta të vjedhura në Tiranë në 2 muaj, arrestohet i riu me precedent penal të mëparshëm

Është arrestuar në Tiranë një shtetas me precedent penal të mëparshëm. Efektivët e policisë së kryeqytetit kanë kryer arrestimin e 21-vjeçarit të identifikuar si Drilon Lila, nën akuzën e vjedhjes.

Ai akuzohet për vjedhjen e 10 biçikletave në Tiranë, akuzë për të cilën është vënë edhe më parë në pranga.

Pas ndalimit në flagrancë, ai ka pranuar përpara policisë autorësinë e këtyre vjedhjeve, të kryera përgjatë muajve Prill dhe Maj. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar tre biçikleta të dyshuara të vjedhura nga 21-vjeçari. 

Detaje të policisë:

Zbardhen një sërë rastesh të vjedhjeve të biçikletave.

Në pranga një 21 vjeçar.

Më datë 30.05.2017, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 2, pas një pune profesionale kanë bërë arrestimin e shtetasit në kërkim:

– Drilon Lila, 21 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.

Nga hetimet e kryera është arritur ti dokumentohet me prova ligjore se është autor i dyshuar i vjedhjeve të 10 biçikletave, në zona të ndryshme të Tiranës dhe më konkretisht:

  1. Më datë 18.04.2017, në rrugën “Abdyl Frashëri”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit A. T.
  2. Më datë 15.04.2017, në rrugën “Sulejman Delvina”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit F. M.
  3. Më datë 21.04.2017, në rrugën e “Kavajës”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit B. D.
  4. Më datë 18.05.2017, në rrugën “Sulejman Delvina”, ka vjedhur biçikletën e shtetases K. K.
  5. Më datë 22.04.2017, në rrugën “Sulejman Delvina”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit A. D.
  6. Më datë 24.04.2017, në rrugën “Marko Boçari”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit E. A.
  7. Më datë 25.04.2017, në rrugën “Medar Shtylla”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit O. Th.
  8. Më datë 08.05.2017, në rrugën “Abdyl Frashëri”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit O. Z.
  9. Më datë 21.05.2017, në rrugën e “Kavajës”, ka vjedhur biçikletën shtetasit E. Q.
  10. Më datë 28.05.2017, në rrugën e “Ibrahim Rugova”, ka vjedhur biçikletën shtetasit P. A.

Nga deklarimet e marra shtetasit Drilon Lila, ka pranuar kryerjen e këtyre vjedhjeve të sipër përmendura.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar tre biçikleta të dyshuara të vjedhura nga ky shtetas.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e disa vjedhjeve të tjera biçikletash në zona të ndryshme të Tiranës, ku ky shtetas dyshohet të jetë autor.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: arrestimbicikleta
Pas

“Supermafiozi Gjici ka nën kthetra DAR në Kukës, fiton 64 tendera”, denoncimi te Berisha

Para

U përfol për largimin nga lista e Vlorës, çfarë bëri sot Arben Ristani

Para
Ristani i shtron pyetjet një e nga një, pse qeveria Rama është më e korruptuara

U përfol për largimin nga lista e Vlorës, çfarë bëri sot Arben Ristani

Discussion about this post

 



Të Fundit

OKB për rritjen e dënimeve me vdekje në Iran: 48 persona në listë për t’u ekzekutuar

Erdogan: Bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë mund të rifillojnë në Turqi

Trump kërkon hetim për Beyonce, ja për çfarë e akuzon presidenti këngëtaren

Lufta në Gaza/ 58 ish-ambasadorë të BE-së: Të ndërmerren veprime kundër shkeljeve të rënda humanitare

Dhuna ndaj kamerierit, menaxheri i hotelit tregon si u godit i riu, avokati përpiqet t’ia lërë përgjegjësinë shokut të policit

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Vlorë

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer, presidenti: Ka bërë një punë të tmerrshme, një person i keq

Të shtëna me armë zjarri jashtë një kazinoje në SHBA, raportohet për disa të plagosur

Italia në alarm! Virusi i “Nilit Perëndimor” i merr jetën tre të moshuarve, 16 raste të reja në qarkun e Romës

Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, nuk dihet ende identiteti i tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.