Ditën e djeshme deputeti demokrat Bardh Spahija ka ngritur alarmin me atë që ka ndodhur në këto ditët e fundit në maternitetin ‘’Koço Glozheni”.
Në një denoncim të tijin ai tha se vetëm në ditët e para të muajit janar në këtë maternitet kanë ndërruar jetë dhjetë foshnja.
Asnjë reagim nuk ka pasur derimë tani nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, e cila në shumicën e herëve reagon edhe për situata më pak problematike.
Nëse rezulton e vërtetë, padyshim që kjo do të ishte një ngjarje mjaft e rëndë, që do të kërkonte edhe hetim nga autoritetet përkatëse.
Në lidhje me këtë ka reaguar së fundi dhe mjeku i maternitetit ‘’Koço Glozheni”, Agron Delilaj. Ai thotë se Spahia po përhap panik të pakuptimtë, ndërsa i jep një këshillë që të bëhet më serioz dhe të mos përhapë panik tek popullata.
Ajo që bëhet edhe alarmuese është fakti se doktori e pranon numrin e lartë të vdekjes, pavarësisht se gjen justifikime me terma mjekësore.
“Zoti Spahija perpara se te perhapni panik te pakuptimte te popullata per perfitime te uleta,ne radhe te pare duhet te jeni njeri ,pastaj mjek qe te ju e ve ne dyshim se jeni.
Ju doktor i madh cfare do ti benit nje polianomalie kongenitale te ardhur nga Saranda,nje bebi te lindur ne Fier me anomali kardiake, nje fetusi ne nje barre gemelare me transfuzion feto-fetal,nje barre gemelare nga Rrogozhina 26 jave,apo tjetra po 26 jave nga Librazhdi.
Doktor,nje keshille si koleg,behu me serioz dhe mos hap panik te kote kur keto raste jane te pashpresa dhe ne klinikat me te mira nderkombetare”- shprehet mjeku Agron Delilaj.
DENONCIMI I BARDH SPAHIAJT:
Situate e rende ne pavionin e Neonatologjise te Materniteti i Ri. Nuk ka inkubatore dhe poste per oksigjenimin e femijeve. Jane gjithsej 13 burime oksigjeni per 19 femije neonate qe kane nevoje e si pasoje e mungesave behen lidhje dyshe; 1 inkubator per 2 neonate.
Per 30 ore si pasoje e ketyre kushteve ka pasur 5 vdekje neonatesh nga keto 3 vdekje ne 24 oreshin e fundit. Per muajin janar jane 10 raste te tilla fatale dmth 1 rast ne dite. Kur situata paraqitet e tille ne Tirane as nuk mund ta imagjinoj cfare ndodh ne rrethe. Per kete situate qe vazhdon prej 4 -5 muajsh jane vene ne dijeni strukturat drejtuese te Ministrise se Shendetsise.
Papergjegjshmeria e atyre qe drejtojne shendetsine vazhdon, me pasoja te renda per jeten e foshnjave dhe nenave.
Nderkohe Edvin Rama tallet me shqiptaret duke i uruar miremengjes nga mega vila e tij ne Surrel.
(E.K/FAXWEB)