01:21 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

10 gratë shqiptare që u vranë në mënyrë mizore nga burrat e tyre gjatë 2 viteve të fundit

10:48 | 05/09/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
10 gratë shqiptare që u vranë në mënyrë mizore nga burrat e tyre gjatë 2 viteve të fundit

Dhuna ndaj grave, një shqetësim serioz në shoqërinë shqiptare. Nuk janë të pakta viktimat të cilat janë vrarë nga burrat apo ish-burrat e tyre,  madje janë torturuar në mënyrë mizore për një kohë të gjatë.

Bilanci i vrasjeve të grave në vendin tonë është tragjik. Pothuajse çdo ditë raportohet dhunë ndaj grave madje edhe ekzekutim të tyre. Gjatë javëve të fundit 2 gra janë vrarë nga burrat e tyre. Kryesisht vrasjet bëhen me armë zjarri por edhe me mjete prerëse. 

Sjellim në vëmendje që pasditen e djeshme dhjetëra qytetarë e aktivistë u mblodhën  përpara Ministrisë së Drejtësisë, për të protestuar kundër dhunës ndaj grave, nisur nga rasti i vrasjes së gjyqtares Fildez Hafizi.

Qytetarët i kërkuan sot llogari këtij institucioni, për të gjitha rastet kur femrat shqiptare nuk kanë gjetur drejtësi në këtë sistem. Madje lyen edhe me bojë të kuqe, duke simbolizuar gjakun, gjakun e derdhur të Hafizit por edhe të grave të tjera shqiptare.

VIKTIMAT:

1- Fildez Hafizi

 Gjyqtarja Fildez Hafizi u vra nga ish-burri i saj pak ditë më parë në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë. Pas një debati të shkurtër Fadil Kasemi qëlloi dy herë me armë zjarri në drejtim të Fildez Hafizit, dhe kjo e fundit mbeti e vrarë. Kujtojmë që në 2015 gjykata e kishte dënuar Kasemin me tre vite burg por ishte liruar nga gjykata në prill të vitit 2016. Fildez Hafizi la dy fëmijë jetimë.

2-Natasha Kazanxhi

Pas debateve 55-vjeçari Tajar Kazanxhi vrau me sqepar gruan e tij Natsha Kazanxhiun. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Plug të Lushnjës. Gruaja humbi jetën në spital nga plagët e marrë në kokë. Ajo ishte nënë e dy vajzave.

3-Manjola Luzi

Më 1 Dhjetor të vitit të kaluar Rruzhi Luzi vrau bashkëshorten e tij me thikë, 49-vjeçaren Manjola Luzi, në banesën në fshatin Drizë të Kuçovës, ku të dy jetonin bashkë me fëmijët.Në banesën ku ndodhi ngjarja tragjike, kanë qenë edhe tre fëmijët, dy djem dhe vajza, të cilëve u është ‘trembur’ gjumi vetëm pasi aty mësynë efektivë të policisë që arrestuan babanë e tyre. 

4-Afize Lila

 Pas një debati  me gruan Kasëm Lila ka vrarë me çifte gruan e tij në banesën e tyre në Ndroq. Po kështu ai plagosi edhe kunatën e tij. Kjo e fundit mori një plumb në shpatull por që shpëtoi. 

5-Eltelva Ndoka

Krim pasioni.  28-vjeçarja me zanat parukiere u vra me armë në sallonin e saj në Lezhës.  Etleva Ndoka ndërroi jetë  në spital pas plagëve me armë zjarri që mori në gjoks. Ajo u vra nga Alfred Nikolli, 31 vjeç, i cili kishte lidhje  intime  me viktimë. 28-vjeçarja ishte e martuar dhe kishte një fëmijë.

6-Zhazivare Dervishi

74 vjeçari Veli Dervishi vrau me sëpatë gruan e tij Zhazivare Dervishin. Burri kreu aktin e rëndë pas një debati me gruan e tij. Ai deklaroi se gruaja e kishte ofenduar dhe e vrau duke u justifikuar se e kishte qëlluar për vetëmbrojtje. I moshuari u braktis në gjykatës nga të afërmit dhe fëmijët. Krimi i rëndë ndodhi më 28 gusht të vitit të shkuar në Golem.

7-Liljana Ruko

Liljana Ruko humbi jetën  në mënyrë tragjike. Ngjarja ndodhi në qytetin e Fierit, ku 42-vjeçarja u hodh nga burri i saj Ferdinand Ruko nga kati i katër i pallatit.  Ngjarja e rëndë ndodhi pasi ata të dy debatuan me njëri-tjetrin dhe ndërsa gruaja u fut në banjë, burri me forcë e hodhi nga dritarja.

8-Alketa Llapushi

 Më 1 prill 2015 Agron Llapushi mbyti me duar në arë bashkëshorten e tij Alketa Llapushi 35 vjeç, nënë e dy fëmijëve. Sipas të dhënave grindja mes çiftit dyshohet të ketë ndodhur për motive xhelozie, çka ka sjellë edhe grindjen mes tyre. 

9-Lumturie Xhilaj

Beqir Xhilaj 74- vjeçari nga fshati Guci e Re në Shkodër vrau gruan e tij Lumturie pasi e qëlliu 4 herë me çifte.  Ai e ka pritur grupin hetimor në banesë dhe ishte ulur pranë kufomës së saj dhe pinte raki. Madje ka qenë vetë Xhelilaj që ka njoftuar policinë, duke thënë se bëhej fjalë për një vetëvrasje. 

10-Ilda Dervishi 

28-vjeçarja u vra nga burri i saj Admir Dervishi për arsye xhelozie.  Bashkëshorti i saj me profesion gardist e qëlloi Ildën me armë zjarri për motive të dobëta, duke e lënë të vdekur në vend. Në momentin që ka ndodhur krimi, në banesën ku banonte çifti kanë qenë edhe dy fëmijët. (J.V/Shuplaka)

 

 

 

Etiketa: 10 grate2 vitet e funditshqiperiVrasja
Pas

Përmbarimi i nxjerr nga banesat, dy vëllezër kërcënojnë se do të hidhen nga pallati në Durrës (FOTOT)

Para

Zhvillimet në Akademinë e Shkencave, Luan Rama: Viktimë e politikës

Para
Plagosja me pistoletë e simpatizantit, LSI: Asnjë kriminel me post kryeministri ose jo, nuk do i ndalë shqiptarët

Zhvillimet në Akademinë e Shkencave, Luan Rama: Viktimë e politikës

Discussion about this post

 



Të Fundit

U takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë, kancelari Merz: Disa senatorë amerikanë s’kanë asnjë ide për riarmatimin e Rusisë

(video) Kombëtarja shqiptare duke u stërvitur para sfidës me Serbinë

(video) Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbeturinave ne lagjen Drizë në Fier

(Video) ‘Mrekulli’ në Bulqizë/ Gjendet gjallë pas dy ditësh 27 vjeçari i aksidentuar, kishte rënë në lumë

Euro e mbyll javën në nivelin më të ulët historik

38 palestinezë dhe 4 ushtarë izraelitë, viktimat e sulmit në Gaza në ditën e Kurban Bajramit

U aksidentua me automjet në Shupenzë dhe përfundoi pranë lumit, 35-vjeçari dërgohet te Trauma

Gazetari serb e provokoi për bashkëshorten serbe, Gjimshiti: Nuk kam ardhur këtu që të përgjigjem për jetën private

Pensionistët në Universitet! Jo provime, por leksione. Të moshuarit do të punësohen dhe stimulohen me bonuse

“Tifozët, mbështetja jonë”, Sylvinho jep porositë për futbollistët: Janë 90 minuta lojë, të jemi me shpirt e zemër në fushë!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.