20:49 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

10 javë aksion ndaj informalitetit, nga faljet te mbylljet e bizneseve

15:19 | 16/12/2017
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tatimet, 9 dokumentet që biznesi mund t’i marrë online

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar përfundimin e 10 javëvë të aksionit antiinformalitet. Tatimet kanë bërë të ditur edhe disa nga rezultatet kryesore të aksionit si dhe ecurinë e procesit të faljes fiskale, i cili do të vazhdojë deri në fund të këtij viti.

Sipas tatimeve, ka vijuar procesi i fshirjes automatike i detyrimeve për periudhën përpara viteve 2010 dhe kompensimi me kredi si për periudhën përpara vitit 2010 dhe atë 2011-2014.

Si rezultat i këtij procesi shuma e detyrimit të falur është 17.2 mld lekë (rreth 125 milionë euro) dhe përdorimi i kredisë për shlyerjen e detyrimeve në nivel principali është në vlerën 1.7 mld lekë. Më shumë se 28 mijë tatimpagues kanë përfituar dhe ky proces vijon ende.

Ka vijuar sensibilizimi për të mundësuar mbledhjen e detyrimeve të prapambetura, ku gjatë kësaj periudhe numri i subjekteve që kanë reaguar pozitivisht  është 2,977 dhe vlera është 2.4 mld lekë.

Mbyllen 549 subjekte me shkelje

Strukturat e zbatimit kanë vijuar me verifikimet në territor. Tatimet njoftojnë se janë verifikuar 25,311 subjekte ku 20% e tyre kanë rezultuar me shkelje dhe janë penalizuar.

Janë futur në skemën e sigurimeve gjatë dhjetë javëve të para të aksionit 969 punonjës që janë konstatuar të padeklaruar dhe janë mbylluar 549 subjekte të paregjistruar në organet tatimore dhe për shkelje të tjera për moslëshim kuponi për herë të dytë.

Janë regjistruar 4928 subjekte të reja.

Për dhjetë javët e para të fushatës është mundësuar përfundimi i 15,832 kontrolleve (kontrolleve nga zyra, vizita fiskale apo verifikime në terren)

Kontrollet nga zyra përbejnë 69% të totalit.

Tatimet njoftuan edhe se Shërbimi i tatimpaguesit ka asistuar ballë për ballë 66,647 tatimpagues. 10,779 është numri i tatimpaguesve të kontaktuar për ligjin e faljeve.

Mbi 28 mijë tatimpagues janë kontaktuar për të nxitur vetëkorrigjimin.

11,657 është numri i vizitave këshilluese të përfunduara.

Janë organizuar 86 takime me komunitetin e biznesit në territor.

Qëndra e thirrjeve ka vijuar të ofrojë shërbimet në numrin e vënë në dizpozicion për çdo problematikë dhe suport ndaj çdo tatimpaguesi duke asistuar rreth 15,628 telefonues si dhe përdorues të live chat./monitor

Pas

“Fax News” publikon faktet, Kelmend Balilaj 297 transaksione me institucionet shtetërore

Para

Olta Gixhari tremb fansat që në pikë të mëngjesit, ç’i ka ndodhur fytyrës së saj (FOTO)

Para
Olta Gixhari tremb fansat që në pikë të mëngjesit, ç’i ka ndodhur fytyrës së saj (FOTO)

Olta Gixhari tremb fansat që në pikë të mëngjesit, ç’i ka ndodhur fytyrës së saj (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjetën armë në pronën në veri, Sveçla: Do të arrestojmë politikanin serb Arsenijeviç

Makina del nga kontrolli në Shkodër, përplasje me mjet tjetër, dy persona në spital

Thirrja e Ministrisë së Jashtme: Kujdes i shtuar për shqiptarët në vendet e Gjirit Persik

Blendi Gonxhja pret në takim menaxherin e ri të Bankës Botërore për Shqipërinë! Ministri: Diskutuam mbi avancimin e disa projekteve strategjike që do të ndikojnë në rritjen ekonomike

Trump i përgjigjet kërcënimit të zyrtarit rus për furnizimin e Iranit me armë bërthamore: Kjo është arsyeja pse Putin është shefi

Inteligjenca ruse akuzon Serbinë, Vuçiç po eksporton tërthorazi armë në Ukrainë

Altin Nonaj: Sulmi ndaj Iranit nuk ndodhi pa miratimin e SHBA, Izraeli nuk do ta ndërmerrte i vetëm

Sulmi iranian në Doha, Katari: Nuk ka viktima, por mund të reagojmë sipas ligjit ndërkombëtar

Pas sulmeve iraniane, SHBA në vëzhgim të plotë: Baza në Katar mund të jetë shënjestër

Sulm i drejtpërdrejtë ndaj SHBA/ Irani godet bazën amerikane në Katar me raketa

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.