05:41 | 26/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

10 kilogramë tritol për të shembur “Egi Center”, u bë strehë për banorët e prekur nga tërmeti: Ku të fusim kokën?!

13:30 | 10/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
10 kilogramë tritol për të shembur “Egi Center”, u bë strehë për banorët e prekur nga tërmeti: Ku të fusim kokën?!

Banorët që ishin strehuar në “Egi Center” në zonën e Unazës së Madhe, pas tërmetit të 26 Nëntorit, nga dita e sotme do të jenë në rrugë të madhe.

Kjo për shkak se godina disa katëshe do të shembet sot pasdite me shpërthim të kontrolluar, me rreth 10 kilogramë lëndë plasëse.

“IKMT do te shembe sot ne oren 15.30 me shperthim te kontrolluar nje objekt 6 katesh ne zonen e “Astir” ne gjurmen ku do te kaloje Unaza e re. Ne trupin e objektit jane hapur 250 furnela (vrima) ku do te vendosen 10 kg lende plasese…”, njofton IKMT.

Ndërkohë që Fax News ka qenë sot pranë banorëve, të cilët shprehen se nuk e dinë se ku do të strehohen nga sot, pasi nuk kanë mundësi që të gjejnë asnjë banesë me qera, çmimet e të cilave janë rritur edhe më shumë në këto ditë të ftohta dimri. Ato i bëjnë thirrje qeverisë që ti ndihmojë pasi bonusi prej 12 mijë lekësh në muaj, nuk mund ti japë asnjë zgjidhje.

“I bëj thirrje kryeministrit  të na japë zgjidhje, jemi invalidë, të lutem shumë një strehë sa për të futur kokën bashkë me fëmijët. Nuk kërkojmë luks, a më kupton”, tregon një prej banorëve.

Ndërkohë që një tjetër qytetare shprehet se i kanë premtuar banesa sociale, po derimë tani nuk kanë përfituar asgjë të tillë. Ajo tregon se nuk është interesuar askush nga Bashkia.

“Unë kam qenë me qera në Durrës, dhe nuk kam pasur asnjë ndihmë”, tregon një tjetër qytetare.

Në total në Egi Center ishin strehuar 12 familje, që nga sot do tiu shtohen personave që nuk kanë një çati mbi kokë.

(E.K/Faxweb.al)

 

Pas

Po lëvizte me biçikletë, del fotoja nga momenti i arrestimit të Erdet Çapokut në Tiranë

Para

“Shmangni aventurat”, ngrin liqeni i Pukës, Bashkia lëshon apelin e fortë për prindërit

Para
“Shmangni aventurat”, ngrin liqeni i Pukës, Bashkia lëshon apelin e fortë për prindërit

"Shmangni aventurat", ngrin liqeni i Pukës, Bashkia lëshon apelin e fortë për prindërit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksidenti me 3 shqiptarë të vdekur në Gjermani, si u kthye udhëtimi për festën familjare në tragjedi

Lufta Ukrainë-Rusi, ministri i Jashtëm italian: Nuk do mbarojë para fundit të vitit, Putin duhet të…

Administrata Trump vendos kufizime të reja për gazetarët në Pentagon

Sabotim i dytë i dyshuar në Francë, pse u ndërpre energjia në Rivierën Franceze

Tragjedi në Londër! Nëna dhe tre fëmijët humbin jetën nga zjarri, adoleshentja në gjendje kritike

Kaja Kallas bën thirrje për të rritur presionin ndaj Rusisë pas sulmit tragjik në Ukrainë

“Sulmi u intensifikua kur u ngrit helikopteri i presidentit”, komandanti i mbrojtjes ajrore: Putin ishte në epiqendrën e sulmit

Flakët rrezikojnë banesat në Lazarat, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit

“Mos prisni asnjë mrekulli”, Ukraina përgatitet për ofensivën verore të Rusisë

Video/Arrestohet në tentativë për arratisje drejt Greqisë, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Shtyllas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.