18:55 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“10 mijë euro dhe për tre javë merr lejen”, skandali tek ALUIZNI, Artan Lame sheh live kameran e fshehtë

09:13 | 24/01/2018
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“10 mijë euro dhe për tre javë merr lejen”, skandali tek ALUIZNI, Artan Lame sheh live kameran e fshehtë

Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame u perball mbreme ne studion e emisionit “Stop” me një video-regjistrim të një qytetari me juristin e këtij institucioni, i cili iu drejtua qytetarit duke e pyetur “nëse ka folur me një tjetër person” të rrjetit brenda ALUIZNI-t.

Më pas qytetari u ul e bisedoi me rojen e institucionit, nga ku mori garancinë se me 10 mijë euro hoteli i tij 5-katësh dhe me probleme, do të marrë certifikatën e legalizmit brenda 3 javësh.

Ne emision u trajtuar rasti i Shqiponja Agalliut, per te cilin Artan Lame tha se Shqiponja e kishte sjellë dokumentin që i shoqi kishte ndërruar jetë, por ky dokument nuk ishte përfshirë në dosje, ndaj dhe legalizimi i pronës ishte bërë në emrin e të shoqit.

Ai pranoi që ALUIZNI e meritonte “goditjen” që mori nga emisioni “Stop” sepse i vonoi procedurën dhe e solli vërdallë Shqiponja Agalliun.

Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t tha se njëri nga punonjësit që e kanë shkaktuar këtë gjë u shkarkua nga puna, ndërsa tjetri mori vërejtje me paralajmërim dhe tanimë është “me njollë në biografi”.

Saimir Kodra u shpreh: “Gabimet e mjekut dhe ALUIZNI-t i mbulon dheu, por kur do mbarojnë legalizimet në Shqipëri?”.

Lame iu përgjigj se ato nuk do mbarojnë kurrë sepse ndërtime pa leje ka kudo, madje edhe në Zvicër.

Kodra gjithashtu e pyeti nëse në institucionin që drejton ekziston korrupsioni, çka Artan Lame e pohoi.

Ndaj, Artan Lame dhe dy moderatorët e emisionit “Stop” ndoqën një kamera të fshehtë, të përgatitur nga kjo e fundit, ku shfaqet juristi i ALUIZNI-t duke komunikuar me një qytetar për një hotel pa leje.

Biseda

Qytetari – S’na e var fare, as s’folet fare, nuk e ke ndërmend me fol fare. Do që të pijmë kafe bashkë?

Juristi i ALUIZNI-t – Jo! Dola me fol në telefon. Çfarë problemesh ke?

Qytetari – Problemin e kam … nuk e di a të kujtohet se jemi taku dhe njëherë tjetër bashkë.

Juristi i ALUIZNI-t – Po s’i mbaj mend se njoh shumë njerëz, të mbaj mend si fytyrë, por nuk të njoha.

Qytetari – E di, s’e kam, se s’më mban mend.

Juristi i ALUIZNI-t – Ee…

Qytetari – Edhe tani … me u taku as …

Juristi i ALUIZNI-t – Çfarë është?

Qytetari – Hotel pesë katësh. Fol, a mundesh me maru punë? 3 herë i kam bo matjet.

Juristi i ALUIZNI-t – S’kam çfarë të të them. E marr naj përgjigje. A ke fol me xxxx?

Qytetari – Ja ku e ke! Vetëm rri tu qesh.

Roja – Prit një sekondë, sa të vijë ai! Të tha gjë?

Lame reagoi duke thene se ka shume denoncime: “Unë e them dhe një herë me shaka, në 140 mijë legalizime që u bënë, sikur të kisha marrë une 1000 a 2000 euro, do kisha marrë 140 milionë euro në shtëpi. Imagjinoje sa e rëndësishmë është ndjekja e këtyre rasteve”, tha Artan Lame.

Roja – E kam pa, tha ai. Tha që bëhet, por më ka dhënë një pazar … i bie pastaj vendose vetë.

Qytetari – Çfarë pazari?

Roja – 10 mijë euro dhe për tre javë merr lejen. Kështu i kanë thanë ata, shefat andej.

Qytetari – A është muhabet i sigurtë?

Roja – I sigurt me 1 milion përqind, për tre javë e merr lejen.

Qytetari – 10 mijë euro?

Roja – Po! Se është me problem,a e di? Se në përgjithësi marrin 5-6, po nuk pati probleme.

I pyetur se çfarë mund të bëhet që të mos ketë raste të tilla Lame tha se për këtë ka marrë disa masa, si vendosja e drejtorive në presion për të ruajtur një ritëm të caktuar për legalizimet por edhe shmangien sa më shumë të kontakteve të njerëzve me punonjësit.

(B.H/Faxweb)

 

Etiketa: Artan Lame-ALUIZNI
Pas

Pse italianët vijnë në Shqipëri? Gazetarja: Ata nuk paguhen 200 euro, të shohim sa do rezistojnë

Para

”Telefonata e fundit me Aldisonin”, i vëllai tregon lidhjen e dy të rinjve

Para
Vrasja e studentes 21 vjeçare, Aldosen Belulaj para një jave u grind me familjarët e saj

''Telefonata e fundit me Aldisonin", i vëllai tregon lidhjen e dy të rinjve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

Aksidenti i trefishtë në Elbasan, policia jep detaje. 30-vjeçari me plagë në kokë transportohet drejt spitalit të Traumës në Tiranë

Emigrantët/ Kryeministri i Sllovakisë vlerëson Melonin: Po zgjidhjeve si modeli i Shqipërisë, mbështetje e plotë për vendet e sigurta

Pjesë e trafikut të drogës në Finlandë, mes 9 të arrestuarve Dorjan Luzaj dhe Geraldo Seferaj (Emrat e të pandehurve)

Emigrantët/ Kryeministri i Sllovakisë vlerëson Melonin: Po zgjidhjeve si modeli i Shqipërisë, mbështetje e plotë për vendet e sigurta

Policia franceze arreston tre serbë: dyshohet se me urdhër të Rusisë përlyen me ngjyrë disa objekte hebraike në Paris

”Copernicus”: Tymi nga zjarret në pyjet kanadeze mbërrin në Evropë

Përmbyset autobusi në Meksikë, 11 viktima dhe dhjetëra të plagosur

Ushtarët Amerikanë stërvitje të përbashkët me Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Kosovës në Bizë

Petkoviç në Bruksel: Nuk mund të ketë dialog për Preshevën e Bujanocin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.