15:34 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“10 mijë euro ose të publikova fotot intime”, si e kërcënonte shkodranen, i riu me “Tuareg” që tentoi t’i ikë policisë

11:52 | 02/06/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nga Turqia drejt Shqipërisë me 2,5 kg heroinë, në pranga 41-vjeçari nga Tirana (EMRI)

Është vendosur masa e “arrestit me burg” një të riu të akuzuar për disa vepra penale, nga kanosja, deri tek kundërshtimi i policisë dhe shkatërrimi i pronës.

I identifikuar si Taulant Nençaj, ai akuzohet se ka kanosur një shtetase nga Vlora, të cilës i ka kërkuar 10 mijë euro për të mos ia publikuar fotot intime.

Gjithashtu, ky shtetas, ka tentuar më 30 maj t’i shpëtojë policisë kur efektivët i kërkuan të ndalojë teksa ai qarkullonte me mjet “Tuareg”.

Detaje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda

Gjykata ka vendosur masën e sigurimit “arrest në burg” për shtetasin Taulant Nençaj, i dyshuar për “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Kundërshtimit të punonjesit të policisë së rendit publik” dhe “Shkatërrimit të pronës”. Ky shtetas është i dyshuar se ka shtrënguar një shtetase nga Shkodra për t’i dhënë 10 mijë euro. Në bazë të referimit të Policisë së Shkodrës, Prokuroria për Krime të Rënda ka nisur veprimet proceduriale dhe është punuar për identifikimin dhe shoqërimin e këtij personi të dyshuar.

Në datë 30.05.2017, nga veprimet proceduriale, i dyshuari për “gjobvënie”, i cili deri në atë moment nuk ishte identifikuar, rezultoi se po qarkullonte me automjet “Tuareg” në zonën e “Don Boskos”, në drejtim të rreth-rrotullimit të “Zogut të Zi”, në Tiranë. Në bazë të këtij informacioni, patrullat e përgjithshme të policisë e kanë parë dhe i kanë bërë shenjë të ndalojë. Patrulla e Policisë, me uniformë të rregullt, pasi mjeti ndaloi, i ka kërkuar të ushtrojnë kontroll. Në këtë moment, drejtuesi i jep gaz dhe lëviz në trotuar , me pas në rrugë, në krah të kundërt të rrethrrotullimit të Zogut të Zi , lëvizje në sens të kundërt, duke goditur disa mjete , duke kundërshtuar , punonjës policie të patrullës së përgjithshme dhe Qarkullimit Rrugor. Menjëherë në ndjekje janë vënë forcat e Shërbimit të Forcës së Posaçme dhe Operacionale të cilat kanë bërë të mundur pas ndalimit të automjetit Tuareg, ndjekjes me këmbë kapjen dhe arrestimin në Rrugën Pandi Dardha , në “Market Q…..” të shtetasit Tauland Neçaj.

Bazuar në veprimet proceduriale të Prokurorisë për Krime të Rënda, rezultoi se i dyshuari, duke filluar nga dt. 19 Maj 2017 ka tentuar të komunikojë në rrjete sociale me një shtetase nga Shkodra. Në mesazhet në rrjete sociale, rezulton se i dyshuari fillimisht i ka shkruar të dëmtuarës për njohje dhe më tej, e ka kërcënuar se, nëse nuk do t’i japë 10 mijë euro, ai do të publikojë disa foto intime të të dëmtuarës. E dëmtuara është paraqitur në Policinë e Shkodrës, e cila referoi rastin në Prokurorinë për Krime të Rënda. Në vijim, nga veprimet proceduriale, rezultoi se personi që bënte kërcënimin ishte në Tiranë. Duke ndjekur rastin në dinamikë, nga ana e Prokurorisë u përcaktua vendi se ku lëvizte i dyshuari dhe u njoftua Policia për të kryer veprimet në terren, me qëllim identifikimin dhe shoqërimin e këtij personi për të sqaruar situatën.

Pas arrestimit të tij në flagrancë, nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda u krijuan dyshime të arsyeshme, në bazë të provave, që shtetasi Taulant Neçaj është personi që ka shtrënguar kallëzuesen nga Shkodra për t’i dhënë 10 mijë euro.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: arrestimfoto intimekanosjetirane
Pas

Rama do qeverinë i vetëm, këshilltari i Metës e përshëndet me vargjet e Agolli: E mbajta në krah tërë ditën…

Para

Andrra Destani dhe Belina Pupa bëhen sërish nuse, i rikthehen magjisë me fustane të bardha (FOTO)

Para
Andrra Destani dhe Belina Pupa bëhen sërish nuse, i rikthehen magjisë me fustane të bardha (FOTO)

Andrra Destani dhe Belina Pupa bëhen sërish nuse, i rikthehen magjisë me fustane të bardha (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Golemi pa ujë, reagim nga ujësjellësi: Problemi, linjat e dëmtuara

Erion Braçe dorëzon në Kuvend dokumentin për strategjinë kombëtare kundër dezinformimit, pas 14 muajsh punë

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër përmes një postimi në Facebook, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme

U kapën me doza kokaine dhe kanabisi, arrestohen dy të rinj në Dhërmi dhe Vlorë

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes flet për fatin e uraniumit në centralet e goditura

Kavajë/ Vijojnë kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike.

Durrës/ U kap në flagrancë në banesën ky kishte hyrë për të vjedhur, arrestohet 35-vjeçari.

Publikohen rezultatet e fazës së parë për drejtuesin e BKH, 7 kandidatë kalojnë më tej

Matura 2025: Dalin rezultatet e Matematikës, 97.39% e maturantëve kalojnë provimin

Përplasje mes dy anijeve në portin e Igumenicës, pa të lënduar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.