Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është kërcënuar me jetë përmes një postimi në Facebook nga një person me emrin, Daniel Arianitti.
Ai shkruan në rrjetet sociale se ofron 10 milionë për atë që I dërgon kokën e Albin Kurtit dërsa në fund i vendos statusit një emër të modifikuar.
“10 milion kush ma bjen kokën e Albinit, Fidel Castros psikopatit shqiptar.(Albert Zweistein”), shkruan kërcënuesi në Facebook.
Kërcënimin ndaj Albin Kurtit e ka denoncuar në Policinë e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje.
Në një postim në Facebook, Manxhuka u bëri thirrje aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje të mos merren privatisht me kërcënuesin.
“E di që shumë prej jush e keni marrë me shumë seriozitet një kërcënim të një personi që kishte bërë ndaj Albinit në FB, por nuk është zgjidhje që privatisht e personalisht të merreni me të, madje s’do të duhej”, ka shkruar Manxhuka në postimin e tij.
Më 28 dhjetor të vitit të kaluar, Albin Kurti ishte kërcënuar me jetë nga Haxhi Hoti, ish-kandidat për deputet i Nismës Socialdemokrate.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe autori i postimit i cili shkruan:
“Gazetat e nevojtoreve qe shkruajn gjera te paverteta, se kinse une kam jap Euro apo Dollar per koken e Albinit, te ju tregoj se askund nuk eshte permend nje Monedh Euro apo Dollar. Keto 10 milion mund te jen edhe copa te letres se nevojtores apo kanta te mbeturinave. Per koken e Albinit une personalisht nuk i japi 10 milion (cfardo qofshin ato) , se ai as nje cent vlere per mua nuk e ka . Mos e citoni Dottore Albert Zëeistein ne emer timin OK?
Ata qe i kam pas ne shoqeri dhe jan gju pas shpines time, ju kam njoft edhe me pare se jini njerezt pa asnje vlere dhe edukate por jeni vetem hajvana. E mjer familja qe juve ju ka”.