09:43 | 16/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Jetë dhe stil

10 përfitimet e jashtëzakonshme të birrës për organizmin, cilat sëmundje mban nën kontroll

23:51 | 20/07/2017
në Jetë dhe stil, Te Fundit, Te Gjitha
0
10 përfitimet e jashtëzakonshme të birrës për organizmin, cilat sëmundje mban nën kontroll

Alkooli “akuzohet” si shkaktar i disa sëmundjeve e këshillohet të mos teprohet me të, një “urdhëresë” nga e cila nuk shpëton dot as birra.

Por në një shkrim të “Living”, ku i referohet disa studimeve thuhet se po të konsumohet me masë, birra jo vetëm që nuk është e dëmshme, por përkundrazi… mund të jetë e dobishme për shëndetin.

1.Përfitimet e zemrës nga birra
Zakonisht është vera që merr meritat për uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare, por edhe birra mund të jetë po aq e dobishme në lidhje me zemrën. Studiuesit kanë zbuluar se njerëzit që pinë birrë kanë 42 % më pak rrezikshmëri në lidhje me sëmundjet e zemrës, krahasuar me ata që nuk e konsumojnë atë.

2.Kush pi birrë, ka mendjen e një gjeniu
Të kthesh një ose dy gota birrë, sigurisht, nuk ju bën më të zgjuar, por rrit kreativitetin.
Kjo sipas një studimi të bërë nga gazeta “Consciousness and Cognition”. Kur 40 burra ishin mbledhur bashkë dhe i vunë të luanin me gjëegjëza, ata që pinin birrë gjatë kësaj kohe i gjenin ato më shpejt se ata që nuk pinin.

3.Birra parandalon diabetin e tipit 2
Studiuesit holandezë analizuan 38 mijë profesionistë të shëndetit dhe zbuluan se kur ata prej tyre që nuk pinin birrë filluan ta konsumonin atë, minimizuan rrezikun për t’u prekur nga diabeti i tipit 2. Rritja e konsumimit të alkoolit me kalimin e kohës nuk e uli këtë rrezik tek ata që kthenin ndonjë gotë dhe më parë, kështu që në këtë rast, moderimi është fjala kyçe. Pini maksimumi një birre në ditë.

4.Ndihmon veshkat tuaja
Pini birrë që të mos vuani nga gurët në veshka. Studiuesit në Finlandë zbuluan se çdo shishe birrë e konsumuar në ditë, ul rrezikun e krijimit të gurëve në veshka me 40 %.

5.Shëron më shpejt
Një gotë birrë ndihmon në uljen e temperaturës, sipas një studimi spanjoll. Një grup studiuesish i kërkuan disa studentëve të bënin ushtrime fizike deri sa trupi i tyre të arrinte në temperaturën 40 gradë celsius dhe më pas i rihidratuan me birrë ose me ujë. Më pas, doli se ata që pinë birrë, u hidratuan më shpejt sesa ata me ujë.

6.Rrit vetëvlerësimin
Studiuesit britanikë kanë arritur në përfundimin se, sa më shumë birrë të pinë njerëzit, aq më të këndshëm u duket vetja. Në një studim të dytë, ata iu kërkuan pjesëmarrësve që kishin pirë birrë të mbanin një fjalim. Kur i pyetën sesa të pashëm, të zgjuar apo të këndshëm ishin ndjerë gjatë fjalimit, ata dhanë vlerësime shumë pozitive për veten.

7.Ndihmon për një shikim më të qartë
Studiuesit kanadezë kanë arritur në përfundimin se konsumimi i një birre në ditë rrit aktivitetin antioksidant që ndalon formimin e katarakteve në sy.

8.Ul tensionin e gjakut
Tensioni i lartë mund të jetë përgjegjës për një sërë problemesh shëndetësore, por birra e ul rrezikun e hipertensionit, sipas disa shkencëtarëve. Në një studim të kryer në universitetin e Harvardit, u mësua se njerëzit që pinin birrë brenda normave, kishin më shumë mundësi për të mos vuajtur nga tensioni i lartë se sa ata që pinin verë ose kokteje të ndryshme.

9.Lufton infeksionet
Një ose dy birra në ditë mund të forcojnë imunitetin dhe të luftojnë infeksionet, sipas një studimi të kryer nga “Oregon Health & Science”. Shkencëtarët atje vaksinuan majmunët për sëmundjen e lisë dhe më pas u dhanë disave pak birrë dhe të tjerëve ujë me sheqer. Majmunët që kishin pirë birrë reaguan më mirë ndaj vaksinimit sesa ata që pinë ujë me sheqer.

10.Parandalojnë frakturat
Gjithnjë nëse flasim për një konsumim me masë të birrës, si p.sh. një birrë në ditë, forcon edhe kockat. Nga pjesëmarrësit në një studim të posaçëm, ata që pinë birrë kishin densitet më të lartë kockash se ata që nuk pinin, por nëse pini më shumë se dy birra në ditë densiteti i kockave mund të ulet ndjeshëm. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: birra
Pas

4 metodat që parandalojnë dhe trajtojnë thoin e futur në mish

Para

Trump: Macron pëlqente të më mbante nga dora

Para
Trump: Macron pëlqente të më mbante nga dora

Trump: Macron pëlqente të më mbante nga dora

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bora “sfidon” verën, pamje të rralla nga Thethi

Samiti në Tiranë/ Rama pret Sanchez: Diskutuam për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe mbështetjen ndaj rrugës tonë evropiane

Rama pret kreun e NATO-s Mark Rutte: Diskutuam sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributin aktiv në aleancën ushtarake

Detaje nga ngjarja në Liqenin e Thatë/ 38-vjeçarja ishte e ulur në vendin e pasagjerit, ishte vetëm në makinë dhe…

Vuçiç dhe Osmani bashkë në darkën e Von der leyen në Tiranë

Vetëvritet me pistoletë brenda në makinë një grua te Liqeni i Thatë

Jorida Tabaku drejt mandatit të deputetit në Tiranë, thellohet diferenca me 1620 vota mes saj dhe Ilir Alimehmetit

Sulmet ajrore izraelite vrasin të paktën 114 palestinezë në Rripin e Gazës

Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

Korçë/ Operacion antidrogë, 2 të arrestuar dhe disa të shoqëruar! Sekuestrohet dhe një sasi kokaine

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.