00:09 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

10 qirinj për Agollin nga Jerusalemi: Bëji dritë shpirtit të bukur Dritëro!

12:57 | 07/02/2017
në Aktualitet, Te Gjitha
0
10 qirinj për Agollin nga Jerusalemi: Bëji dritë shpirtit të bukur Dritëro!

‘’Një qiri per Dritëroin, nga Toka e Shenjtë’’, kështu e nis rrëfimin një dikush që nuk kërkon të bëjë të ditur emrin. Siç duket një njohëse shumë e mirë  e veprës së Agollit, në shkirmin e mëposhtëm rrëfehet gjatë sesi e deshi dhe e shihte Agolli Shqipërinë.

Shkrimi i plotë:

Një qiri për Dritëroin, nga Toka e Shenjtë.

Dritëroi, më ngjante gjithnjë me një Victor Hygo shqiptar, Balzak, a Alexander Dumas, në një betejë pothuajse donkishoteske për të shëlbyer Zhan Valzhanët, Lysienet dhe Edmond Dantes-et shqiptarë. Në fakt, Dritëroi, ishte i dhemshur. Dhe si i tillë, e deshi Shqipërinë jo ashtu siç mund të kish qenë, ose siç duhej bërë. Driteroi e deshi Shqipërinë ashtu siç ishte- me gjithë mjerimet e shumta e shkëlqimet e rralla.

Dhe Shqiptarët- të mjerë a jo- e ndjejnë kur duhen ashtu siç janë. Prandaj edhe i dhanë Dritëroit jo vetëm vendin që i takon në botën e letrave shqipe- por mbi të gjitha- dashurinë e tyre: pa kushte regjimesh, kllapa politike a thonjëza estetike! Kjo pjesë e humanizmit e mirësisë dhe dhemshurisë së tij,si përfaqësues i shpirtit të bukur shqiptar, do më mungojë gjithmonë. 
Sot në mëngjes, u ngrita pak herët. Nuk dija si ta largoja një ndjesi trishtimi që më kaploi kur mora vesh për ikjen e Dritero Agollit. Vrapova me nje fryme drejt qytetit te vjeter ketu ne Jerusalem. Ndalova per nje moment ne rrugen qe mban emrin “Via Dolorosa” (rruga e dhimbjes). Kjo rruge si gjithmone, eshte e permbytur me turiste.

Njerez qe vijne nga gjithe bota per te gjetur paqe- ne qytetin e shenjte-ku vec paqe nuk gjen. E vertete, vrapova pa lexuar mbishkrimet ne latinisht te cdo stacioni ku thuhet se Jezu Krishti u rrezua duke mbajtur kryqin mbi shpine (12 here). E vertete, ne kufje, nuk degjoja as psalme, as liturgji muzikore, por Bob Dylan-nin dhe ate kengen e tij qe “Like a rolling stone”. Bob Dylan qe me ngushellonte :” How do you feel/When you’re on your own/ with no direction home/like a rolling stone”. Driteroit do t’i kishin pelqyer keto vargje.

Hoqa kufjet teksa hyra ne “Holy Sepulcre”- atje ku e kryqezuan Jezu Krishtin. Ja ku ndodhem me 12 qirinj ne duar. Nje individ pa asnje te kaluar fetare, ne vendin me te shenjte per te tre besimet monoteisti, duke u perpjekur te shkrepe nje shkendije drite per nje shpirt shqiptari te dhemshur. Ndeza nje qiri per t’u solidarizuar me dhimbjen e Elones, e nje tjeter per te lehtesuar dhimbjen e familjareve te Driteroit. Me mbeten 10 qirinj. Eca pak me tutje, atje ku njerezit rrine ne radhe per t’u gjunjezuar e falur prane varrit te Jezu Krishtit. Edhe pse Driteroi ish ateist- do me kish kuptuar- ky nuk ish zell intitucionesh fetare. Ish thjesht nje deshire per te prekur te pertejmen, ne nje qytet te shenjte si Jerusalemi. I mbeshtolla te gjithe qirinjte bashke. I ngula ne rere e lagur me uje te bekuar. I ndeza te gjithe se bashku. Me nje lutje te vetme: “Beji drite shpirtit te bukur Dritero”. (E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: Dritero AgolliJeruzalemqirinj
Pas

Armët bërthamore, Bushati i përgjigjet Nishanit: Sqarimi ishte shterues, lehtësisht i verifikueshëm

Para

Duartrokitjet në funeralin e Dritëroit, fare pa vend. Fjala e rastit, nga një anonim!

Para
Duartrokitjet në funeralin e Dritëroit, fare pa vend. Fjala e rastit, nga një anonim!

Duartrokitjet në funeralin e Dritëroit, fare pa vend. Fjala e rastit, nga një anonim!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbi 100 të vdekur në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis

Sekretari i Thesarit të SHBA: Negociatat për tarifat sjellin marrëveshje rajonale

Shpërthim në Kaliforni/ Një i vdekur dhe katër të plagosur jashtë një klinike

Gjykatësi anglez, shqiptarëve të kapur në ‘shtëpi bari’: Është një histori që e dëgjoj çdo javë, ju lani borxhet ndërsa trafikatët fitojnë (EMRAT)

Tarifat doganore të Trump/ Meloni pret Vance dhe Von der Leyen: Roli i Italisë është të ndihmojë dialogun mes SHBA-së dhe BE-së

Mesazhi i Putinit për Donald Trump një ditë para telefonatës: SHBA-të duhet të respektojnë interesat e Rusisë

Tragjedi në Roskovec/Shembet muri i një banese, humb jetën vajza 4-vjeçare

Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, kërkohet armëpushim

Turistët e huaj “kthehen” në artizanë, Gjirokastra rikthen vlerat e trashëgimisë përmes duarve të vizitorëve

Fier/Humb jetën punëtori në kantierin pa leje, Prokuroria çon në gjyq ndërtuesin dhe dy zyrtarë të IMT-së

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.