Taulant Dedja ish-prefekt në Tiranë i është përgjjur ftesës së kryeministrit Rama për të marrë sugjerime në lidhje me ndryshimet që duhen bërë në qeverisjen e vendit.
Këtë ftesë Rama e bëri në profilin e tij në rrjetet sociale dhe komentet e bëra nga qytetarët kanë qenë të shumta.
Më poshtë në sygjerimet e Dedes shihen disa pika kyçe siç është zvogëlimi i kabinetit qeveritar, apo zgjedhja e deputetëve përmes listave të hapura.
SYGJERIMET E DEDES:
Sugjerim 1 për Kryeministrin: Reforma të fillojë me bërjen publike të listës së politikanëve ish-bashkëpuntorë të Sigurimit.
Sugjerim 2 per Kryeministrin: Jo më shumë se dy mandate për të gjitha nivelet e përfaqësimit politik. Eliminohet kasta.
Sugjerim 3 për kryeministrin: Deputetë jo me kohë të plotë. Secili jeton me profesionin e vet. Model që e ka Zvicra.
Sugjerim 4 për Kryeministrin: Legjislaturë me 2 dhoma me 100 vende. Parlamenti 70 dhe Senati 30. Mjaftueshem për Shqipërinë.
Sugjerim 5 për Kryeministrin: Senati përfaqësim të barabartë pozitë-opozitë. Senatorët përzgjidhen me kritere dhe komision miks.
Sugjerim 6 për Kryeministrin: deputetët zgjidhen drejtpërdrejt ose me lista te hapura. Renditja sipas votës individuale.
Sugjerim 7 për Kryeministrin: qeveri e reduktuar. Zvicra ka vetëm 7 ministra.
Sugjerim 8 për Kryeministrin: depolitizim i plotë i administratës duke filluar nga zv. ministrat që duhet të jenë teknikë.
Sugjerim 9 për Kryeministrin: Presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli.
Sugjerim 10 për Kryeministrin: emigrantët të votojnë në vendet ku janë e të kenë kuotë përfaqësimi në parlament.
(E.K/SHUPLAKA)